Highlight Storie Inspirimi

Pas vdekjes së të birit, një baba shpërndanë 10 rregulla që çdo prind duhet ti ndjekë!

Dashuria për fëmijët natyrisht që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria për fëmijët tuaj është pa kushte. Dhe gjëja më e vështirë për një prind, është të humb fëmijën e tij. Por, kjo është ajo që i ndodhi Richard Pringle, një baba i dashur që humbi të birin 3 vjeçar nga një hemorragji në tru, e shkaktuar nga një sëmundje me të cilën kishte lindur.

Kur ai humbi të birin ndjeu se e gjitha bota u shemb dhe dhimbja e tij kurrë nuk do të kalojë.

Kështu ai përmblodhi 10 rregulla që sipas tij secili prind duhet ti ndjekë, sepse jeta është e paparashikuar.

1. Vlerësoni çdo moment me fëmijët tuaj. Pavarësisht se ku gjendeni, vlerësoni çdo moment me ta.

2. Mos harroni ti jepni fëmijës një puthje për një ditë dhe për një natë të mbarë, sepse kurrë nuk e dini nëse kjo do të jetë puthja e fundit.

3. Kujtimet zgjasin përgjithmonë, pavarësisht se çfarë bëni, mundohuni të bëni sa më shumë fotografi dhe video të fëmijëve tuaj.

4. Koha nuk ndalon, mos e shpenzoni vetëm duke punuar; kushtojuni atë fëmijëve, luani me ta, kaloni kohë me fëmijët tuaj.

5. Shkruani në një ditar të gjitha gjërat që fëmijët tuaj bëjnë, të mirat, të këqijat, fitoret, humbjet, çdo gjë.

6. Dashuria është e pafund, nuk ka limite, pavarësisht se sa shpesh e shprehni, gjithmonë do të jetë në zemrën tuaj.

7. Paratë që shpenzoni në fëmijët tuaj nuk kanë rëndësi, ato që në të vërtetë kanë rëndësi janë momentet e vogla që kaloni së bashku.

8. Zgjohuni në mëngjes, dhe kujtojeni se fëmijët tuaj po ju bëjnë krenar dhe ju jeni të lumtur që keni fëmijë të tillë. Një ditë ata do të largohen me jetët e tyre, dhe ju do të jeni penduar që nuk i keni kushtuar më shumë kohë.

9. Këndoni së bashku. Krijoni histori së bashku me muzikë. Zgjidhni këngët e juaja.

10. Sigurohuni që çdo moment që kaloni me ta të ishte aq i bukur, sikur të ishte momenti i fundit se bashku.