Modë & Bukuri

Para ditëve të plazhit hani më shumë salmon të egër

salmon

Dielli është burimi i jetës dhe energjisë, na dhuron fuqinë, gëzimin, ndjenjën e kënaqësisë, nxirje të lëkurës si dhe shëndetin.Por, dermatologët për ditë alarmojnë për pasojat e rrëzitjës së tepër dhe pa mbrojtjen e duhur.

Zgjidhja kryesore qëndron në  mbrojtjen e lëkurës me anë të preparateve të cilat përmbajnë filtra UVA dhe UVB. Produktet të cilat gjatë muajve të verës i shfrytëzojmë për mbrojtje nga dielli duhet të ofrojnë mbrojtje të lartë natyrore të lëkurës nga djegiet e diellit dhe foto-plakja e lëkurës.

Kur lëkura është shumë e ekspozuar ndaj diellit vjen deri te formimi i radikaleve të lira, të cilat e dëmtojnë indin dhe zvogëlojnë elasticitetin e lëkurës, ndërsa ndryshimet janë të dukshme në formë të rrudhave, njollave të errëta dhe djegies nga dielli.

Por, edhe duke  konsumuar ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitaminat A, C dhe E, beta-karoten, selen dhe zink në e mbrojmë  lëkurën nga  dëmtimi.Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes së lëkurës së fytyrës, e cila është shumë e ndjeshme dhe kërkon faktor të lartë mbrojtës. Në rast të qëndrimit në diell duhet mbrojtur.

Salmoni i egër është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezët e forta të diellit.

Studimet tregojnë së ushqimet e detit si salmonio, karkalecat, gaforret janë ushqime që duhet ti konsumoni ditë më parë para se të shkoni për pushimet e juaja në plazhë. Kështu ju do të keni një mbrojtje shtesë krahas preparateve të tjera që do të përdorni për mbrojtjen e lëkurës tuaj dhe arritjën e efektit të dëshiruar: trup i nxirë në sezonin e verës.