Highlight Të tjera

Paqja shpirtërore, ëndrra e secilit

paqja shpirtërore

Qetësia e mendjes ëhstë një nga margaritarët e bukur të mençurisë. Ajo është rezultat i përpjekjes së gjatë dhe të durueshme në vetëkontroll. Prania e saj është indikacion i përvojës së pjekur, dhe i njohjes të ligjeve dhe të operacioneve të mendimit në nivel më shumë se të zakonshëm.

Një njeri bëhet i qetë në masën që e kupton veten si qenie e evoluar nga mendimi, sepse ajo njohuri e bën të nevojshëm kuptimin e të tjerëve si rezultat i mendimit, dhe ndërsa e zhvillon të kuptuarit e drejtë, dhe ndërsa i sheh gjithnjë e më qartë relacionet e brendshme të gjërave nga veprimi i shkakut dhe i efektit, ai i ndanë nervozimet dhe inatosjet dhe brengën dhe hidhërimin, dhe mbetet i balancuar, i palëkundur dhe paqësor.

Njeriu i qetë që ka mësuar se si ta qeverisë veten, e di se si ta përshtatë veten me të tjerët, dhe ata në anën tjetër, e nderojnë fuqëinë e tij shpirtërore, dhe ndiejne se mund të mësojnë nga aid he të mbështetën në të. Sa më i qetë bëhet një njeri, aq më i madh është suksesi i tij, ndikimi i tij, fuqia e tij për të mirë. Madje edhe tregtari i zakonshëm do ta shohë se mbarësia e biznesit të tij rritet derisa ai zhvillon vetëkontroll dhe gjakftohtësi më të madhe, sepse njerëzit gjithmonë do të preferojnë të kenë  punë me një njeri sjellja e të cilit është fuqishëm e qetë.

Njeriun e fuqishëm, të qetë e duan dhe e nderojnë gjithmonë. Ai është si pemë që jep hije në tokë të etur, apo shkëmb strehues në stuhi.

“Kush nuk e do një jetë me zemër të qetë, me disponim të këndshëm e të balancuar”?

Nuk ka rëndësi sa a bie shi apo ndriçon dielli, apo çfarë ndryshime vijnë të ata që i posedojnë këto bekime, sepse ata janë gjithmonë të këndshëm, paqësorë dhe të qetë. Ai balanc elegant i karakterit, që e quajmë paqe shpirtërore është leksioni i fundit i kulturës, fryti i shpirtit. Ai është i çmueshëm si urtësia, është për t’u dëshiruar më shumë se sa ari.

Sa i parëndësishëm duket kërkimi i thjeshtë i parave në krahasim me jetën paqësore, një jetë që jeton në oqeanin e të vërtetës, nën valë, përtej arritjes së stuhive në qetësinë e përjetshme.