Modë & Bukuri

Papaja “arma” kundër celulitit

Celuliti

Celuliti i njohur ndryshe si efekti portokall në lëkurë është sëmundje që prek pjesën dërrmuese  të femrave. Si femrat e dobëta por edhe ato më të dobëta të gjitha janë në kërkim të metodës efektive për të luftuar celulitin!

Celuliti me shumë mundësi është sëmundja më e përhapur e lëkurës. Shfaqet në zonën e kofshëve, vitheve, në disa raste edhe në zonën e poshtme të barkut dhe në krahë dhe prek më së shumti femrat  mbi 25 vjeç. Rreth 90% nga ne vuajnë nga ky defekt, për të cilin fajësohet keq funksionimi i sistemit endokrin dhe problemet metabolike që shkaktojnë ndryshime në indin dhjamor nën lëkurë.

Në dimër mund ta fshehim problemin poshtë veshjeve, por me ngrohjen e temperaturave të gjithë kemi tendencë të shfaqim pak më tepër nga trupi ynë në publik, ndaj nuk mund të shtiremi sikur problemi nuk ekziston.  Një mënyrë  natyrale për ta luftuar celulitin është papaja.

Papaja është një frutë ekzotike e cili përmban një enzime qe bën mrekulli. Kjo enzime vepron mbi kolagjenin që ndodhët në celulit dhe e shpërbën atë duke na kthyer forma te bukura. Mund ta konsumoni siç është ose edhe në sallatë frutash më pak lëng limoni.

Këshillohet ngrënia e këtij fruti para bukës.