Highlight Natyrë & Turizëm

Panamja, vendi me emocionet më pozitive në Botë

Panamaja

Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por Panamaja mbetet me njerëzit me emocionet më pozitive në Botë. Kështu ka vlerësuar një sondazh i bërë nga Kompania “Gallup”

Panamaja është vend ku rreth 33% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Jetëgjatësia mesatare për meshkujt është 74 vjet dhe tek gratë 79 vjet. Por, Panamaja ka njerëzit më pozitivë në Botë, pavarësisht çdo gjëje.

Për të matur lumturinë relative të banorëve kompania “Gallup”, intervistoj rreth 1,000 njerëz për të kuptuar përvojat  e tyre një ditë më parë.

85 për qind e të intervistuarve u përgjigjen se gjatë gjithë ditës i kanë përcjellë emocionet pozitive. Ata kanë respektuar të tjerët dhe kanë marrë respekt.Po ashtu ata kanë ndihmuar të tjerët dhe u është ofruar ndihmë dhe secila pjesë e ditës ka ngjallur emocione pozitive tek ta.

Shumë njerëz thonë se Panamaja e meriton këtë epitet, për shkak të sjelljeve shoqërore, dashurisë që mbizotëron në familje, miqtë dhe respektimi  i jetës fetare. Të gjitha këto pavarësisht disa aspekteve tjera që lidhen kryesisht me varfërinë e skajshme që mbretëron tek 33% e popullatës.

Panamaja është shteti më jugor i Amerikës së Mesme. Vendi përfshin rripin tokësor i cili lidh Amerikën Veriore me Amerikën Jugore.

Panamaja kufizohet në perëndim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karaibeve.

Panamaja ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike. Pozitën e përshtatshme gjeografike ia mundëson kanali i Panamasë.

Panama ka një klime tropikale me dy stine ku secila zgjat mesatarisht 6 muaj.