Highlight Të tjera

Pablo Escobar kishte pasuri absurde, të pa imagjinueshme

Pablo Escobar

Pablo Escobar ishte krimineli më i pasur në histori, por fjala “i pasur” mezi e mbulon atë. Escobar, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, kishte një vlerë neto prej 30 miliardë dollarësh për të drejtuar Kartelin famëkeq të Kolumbisë Medellín.

Në kulmin e shitjeve të kartelit, furnizoi deri në 90 përqind të të gjithë kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe 80 përqind të totalit të furnizimit global të kokainës. Fitimet ishin në çati. Në kulmin e tyre, Escobar dhe karteli i tij bënë 60 milionë dollarë në ditë duke kontrabanduar kokainë në Shtetet e Bashkuara nga Kolumbia.

Escobari kishte më shumë para se sa që dinte se c’të bënte me to, dhe po I bënte aq shpejtë, saqë nuk dinte se si të bënte shpërlarje parash.

Escobari ruajti paratë e tepërta të tij në depot, fushat dhe në muret e shtëpive të shkatërruara. Ai vlerësoi se ai humbi 2.1 miliardë dollarë çdo vit për shkak të dëmtimit të ujit, minjëve që hanin paratë, dhe thjesht duke harruar se ku I kishte ruajtur paratë.
Ai kishte aq shumë para sa blinte gjithçka që ai mund të mendonte. Escobari ndërtoi një kopsht zoologjik të mbushur me hipopotam, gjirafë, elefantë dhe kafshë të tjera. Ai bleu dy nëndetëse për të transportuar kokainë.

Më vonë, ndërsa familja Escobar ishte duke u fshehur, vajza e tij u sëmur. Për ta mbajtur atë të ngrohtë, Escobar thuhet se dogji rreth dy milionë dollarë.

Ku janë paratë e Escobarit sot?

Kjo është një pyetje milliard-dollarëshe. Sepse, askush nuk e di!