Highlight Receta

Orizi më i shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë

orizi
Ky është orizi më i mirë me perime që keni provuar ndonjëherë. Kjo recetë kërkon rreth 20 minuta kohë.

Përbërësit:

2 lugë gjelle gjalpë;
3 vezë, të rrahura;
2 karrota;
1 qepë e prerë në katrorë të vegjël;
3 thelpinj hudhre;
1 gotë bizele;
4 gota oriz i gatuar dhe i ftohtë;
1 lugë caji vaj susami;
3 lugë gjelle sos soja;

Mënyra e përgatitjes:

1. Nxeni një lugë gjalpe në një tigan.
2. Shtoni vezët dhe përzijeni derisa të jenë gati. Largoni nga zjarri dhe lërini anash.
3. Shtoni gjalpën e mbetur në tigan. Shtoni karrotat dhe qepën dhe lërini të piqen për rreth 3-4 minuta.
4. Shtoni hudhrën.
5. Pas një minute shtoni orizin dhe përzieni.
6. Shtoni vezët prapë në tigan, sosin e sojës dhe vajin e susamit. Lërini të ngrohen për rreth 1-2 minute.