Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Optimizmi, kultivoje për të qenë sa më pozitiv!

optimizimi

Optimizmi është një mënyrë për të interpretuar botën. Falë fleksibilitetit të trurit njerëzor, mund të mësoni mënyra të ndryshme të interpretimit! Vështrimet pesimiste e shohin botën në terma të pandryshueshëm dhe të brendshëm si: “Çdo gjë është e padrejtë”, “Unë kurrë nuk do të mund ta ndryshoj këtë” e të tjera.

Për shembull, një pikëpamje pesimiste mund të ndikojë një plan tuajin. Nëse ju vazhdimisht mendoni negativisht për të, atëherë edhe gjasat janë që plani juaj të dështojë, prandaj fokusohuni që të mendoni mirë vazhdimisht.

Ka një dallim të madh midis optimizmit të vërtetë dhe optimizmit “të verbër”. Optimizmi i vërtetë e pranon realitetin e situatës suaj dhe ju lejon të përgatiteni për t’i përballuar ato. Ju duhet të keni parasysh se për çdo gjë që doni të arrini në jetë, ju duhet të punoni shumë dhe vazhdimisht për të shijuar suksesin…