Dashuria Highlight

Nuk frikësohem të jem vet…frikësohem të jem me dikë që nuk do të më bëj të lumtur!

frikësohem

Fatkeqësisht, shumë femra  zgjedhin të rrinë me të keqën, lidhje toksike, të dhunshme, vetëm për faktin se frikësohen nga kritikat dhe paragjykimet e të tjerëve. Por, e vërteta është se, të qenit vet nuk duhet t’ju bëj kurrë të ndiheni të frikësuar ose të turpëruar.

Dhe, kjo gjë ndonjëherë është më e mira. Të jesh vetëm ndonjëherë mund t’ju është dukur e tmerrshme.

Por,  kur jeni njohur me dikë që e ka bërë çdo situatë nëpër të cilën keni kaluar më të vështirë, ju duhet  ta keni kuptuar se është më mirë të jeni vet.

Mund të ndiheni të lënduar, dhe gjëja e fundit që e mendoni është të hyni përsëri në një lidhje të re.

Të qenit vetëm mund t’ju mësojë shumë gjëra për vetën tuaj. Do t’ju hapë shumë horizonte të reja të mendimeve dhe do t’ju nxisë  ti dhuroni vetës më shumë dashuri.

Sigurisht, nuk duam të keqkuptohemi. Nuk po themi që dashuria dhe lidhjet janë të pavlefshme dhe as humbje kohe. Ne po flasim për lidhjet me probleme ku vetëm dashuria nuk ekziston.

Unik, këshillon të mendoni më shumë për vetën kur vendosni të hyni në një lidhje dashurie dhe ta vlerësoni atë drejtë, nëse vërtetë është lidhja që ju duhet.

Më mirë është të rrini vetëm se sa të hyni në një lidhje që lëndon dhe që nuk ju ofron emocion, kujdes, respekt dhe dashuri.

Mos hyni në një lidhje nëse ai nuk është i gatshëm t’ju pranojë për atë që jeni.

-Mos hyni në një lidhje nëse ai kritikon çdo hap tuajin.

-Mos hyni në një lidhje me dikë që ju ndalon gjërat që keni bërë deri më sot.

-Mos hyni në një lidhje nëse me të nuk mund të kaloni një natë plot të qeshura dhe bisedë të këndshme

-Mos hyni në një lidhje ku ju dhuroni dashuri por nuk merrni të njëjtën.