Highlight Shëndeti

Njihuni me hurmat që kultivohen në Kaliforni!

hurmat

Të gjithë kanë menduar se hurmat kultivohen vetëm në Lindje të Mesme dhe Azi Juglindore. Por hurmat rritën dhe në Amerikë.

Muslimanët në mbarë botën tradicionalisht e prishin agjërimin e Ramazanit me hurme ashtu siç bënte edhe  Profeti Muhamed  1.400 vjet më parë.

Hurmat janë  të njohura gjatë Ramazanit dhe për arsye të mirë. Ato janë ushqimi i përsosur për të ngrënë kur vjen koha e iftarit,  pasi ndihmojnë trupat tanë të rrisin nivelin e sheqerit në gjak në një mënyrë të sigurt dhe të moderuar.

Shumica e hurmave kultivohen në  Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore. Por, Shahed Amanullah – themeluesi i altmuslim.com, një uebsajt i lajmeve myslimane – argumenton se disa nga më të mirat janë nga Kalifornia, në luginën pjellore të Coachella.

Më të mirat nga to janë hurmat Medjool, të mëdha dhe të shëndosha.Të tilla hurma kultivohen edhe në Arizona dhe në Florida.

Hurmat në Amerikë kultivohen prej kohës kur ky vend filloj të popullohej nga mysalimanët.

Në vitet 1920, sundimtari i Marokut dërgoi 11 trupa të hurmave në Kaliforni të Jugut.

Për shkak të dobive të shumta, hurmat zënë një vend të konsiderueshëm edhe në traditën profetike. A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë?

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve. Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Ja disa prej arsyeve pse duhet të konsumoni  hurma:

  1. Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë punën e saj detoksikuese.
    2. Forcojnë muskujt.
    3. Luftojnë stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
    4. Zbusin ashpërsinë e fytit dhe largojnë sekrecionet.Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.
    5. Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
    6. Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët.