Highlight Shëndeti Të tjera

Njeriu që shëroj tumorin duke besuar në Zot

tumori

Ka shumë shembuj të dëshmuar të njerëzve për të cilët dihet se besimi  i ka shëruar, ani  pse besimi dhe mjeku janë dy elementet e procesit të shërimit.

Ja një histori  e tillë:

Një njëri para shumë viteve ishte i sëmurë nga osteoma e nofullës, përkatësisht tumori në ashtin e  nofullës.  Mjekët i thanë se sëmundja praktikisht është e pashërueshme dhe kjo gjë  e goditi atë shumë. Shpresëhumbur nisi të gjurmonte për diçka që do ta ndihmonte. Një ditë prej ditëve i kërkoj gruas së tij që ta furnizonte me disa libra fetarë dhe pasi filloj të lexojë e pa se aty po gjente  kurajë dhe ngushëllim. Tashmë fitoi pak shpresë dhe vetëbesim.  Ai nisi të lexonte për ditë, me orë të tëra dhe ky nuk ishte ndryshimi i vetëm sepse ai përditë  e vërente se po ndihej më mirë. Në fillim mendonte se kjo gjë vetëm po i dukej ashtu por dikur u bind që ai po pëson një ndryshim të madh.

Një ditë, derisa po lexonte, u ndje sikur përbrenda  po mbushej me një ngrohtësi  të çuditshme dhe ndjenjë e madhe kënaqësie.  Që atëherë ai çdo ditë po ndjehej më mirë.

Pas një kohë ai kishte vendosur të shkonte të mjekët që kishin përcaktuar diagnozën e tij. U kontrollua dhe doktorët u habitën se si gjendja e tij kishte nisur të përmirësohej, por ia tërhoqën vërejtjen se ky mund të jetë vetëm një përmirësim i përkohshëm. Mirëpo, më vonë pse hulumtimeve shtuese u konstatua se simptomat e osteomes në tërësi janë zhdukur. Por, prapë, doktoret i thanë së sëmundja mund t’i paraqitet përsëri.

Ai nuk u shqetësua fare nga këto fjalë, sepse thellë në zemër e ndjente se u shërua.

Vitet kanë kaluar dhe ai jeton i lumtur dhe i shëndoshë, po asnjë telash shëndetësor ani pse vite më parë mendonte se ishte i dënuar të vdiste shpejt.