Highlight Storie Inspirimi

Një ndër njerëzit më të pasur në botë thotë: “Njerëzit e suksesshëm gjithmonë duhet të zgjohen nga gjumi të frikësuar”

njerëz të suksesshëm

Kur një ndër njerëzit më të pasur në botë, themeluesi i Amazon, na jep një këshillë, atëherë atë duhet ta mbajmë afër zemrës.

Jeff Bezos, CEO i Amazon, dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë, gjithmonë këshillon punëtorët e tij të zgjohen të tmerruar nga gjumi për çdo ditë.

“Unë gjithmonë u kujtoj punëtorëve të mi të zgjohen të frikësuar e të tmerruar çdo mëngjes” shkroi ai në një letër në vitin 1999.

Mund të tingëllojë e çuditshme dhe e rëndë, por kur bëjmë një hap prapa dhe logjikojmë fjalët e tij, atëherë sugjerimi i tij në fakt lë shumë vend për ta pranuar.

Pavarësisht a jeni në kompaninë më të madhe në botë, stagnimi nuk bën rrugë për sukses.

Në fakt, kur bëheni shumë të rehatshëm në çdo gjë në jetë, është një rrugë e sigurt për të humbur.

“Për të zbuluar, duhet të eksperimentosh, dhe nëse e di që në fillim që do të funksionojë, atëherë nuk është një eksperiment.”

“Dështimi dhe zbulimi janë binjak të pandashëm.” Tha ai në një letër drejtuar aksionarëve në vitin 2016.