Highlight Të tjera

Një mesazh i lënë pas nga Marilyn Monroe; mbani kokën lart

Marilyn Monroe

“Kjo jetë është ajo që ju e ndërtoni. Pa marrë parasysh se çfarë, ju do të bllokoheni ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale.

Por pjesa më e mirë është që ju mund të vendosni se si ta rregulloni atë.  Vajzat do të jenë mike tuaja – ose do të veprojnë si të ishin gjithsesi. Por vetëm mos harroni, disa vijnë, disa shkojnë. Miqtë që qëndrojnë me ju nëpërmjet gjithçkaje – ata janë miqtë tuaj më të mirë. Mos u ndaj prej tyre. Gjithashtu mbani mend, motrat janë miket më të mira në botë.

Sa për të dashuruar, mirë, ata do të vijnë e të shkojnë gjithashtu. Dhe e dashur, urrej ta them këtë, shumica e tyre – në të vërtetë shumë e shumë prej tyre do të thyejnë zemrën tuaj, por nuk mund të heqësh dorë, sepse nëse do heqësh dorë, nuk do të gjesh shokun tënd të shpirtit.

Ju kurrë nuk do të gjeni atë gjysmën që ju bën të plotë dhe kjo vlen për gjithçka nëse nuk provoni. Vetëm për shkak se ju dështoni një herë, nuk do të thotë se ju do të dështoni në çdo gjë.

Gjithmonë provoni, gjithnjë, gjithmonë besoni në veten tuaj, sepse nëse nuk e bëni, atëherë kush do ta bëjë këtë, e dashur?

Pra, mbani kokën lart, mbani mjekrën tuaj lart, dhe më e rëndësishmja, rrini të qeshura, sepse jeta është një gjë e bukur dhe ka shumë për të buzëqeshur “.