Highlight Të tjera

Një mënyrë shumë e lehtë për të marrë një vendim të vështirë

vendim të vështirë

A keni dëgjuar për katrorin e Deskartesit

Një metodë e thjeshtë, por super-efektive për të marrë vendime të vështira.

Ideja prapa kësaj është që ju ndihmon të analizoni ndonjë problem apo situatë nga këndvështrime të ndryshme vetëm duke iu përgjigjur katër pyetjeve.

Unik Portal ju sjellë një mënyrë të lehtë për të marrë një vendim.

Jepni përgjigje të ndershme pyetjeve të mëposhtme:

Çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh? (çfarë do të marr nga ajo?)

Çfarë do të ndodhë nëse kjo nuk do të ndodhë? (a do të mbetet gjithçka njëjtë? Cilat janë avantazhet nëse nuk e bëj këtë)

Çfarë nuk do të ndodhë nëse kjo ndodh? (disavantazhet e bërjes së tij).

Çfarë nuk do të ndodhë nëse kjo nuk do të ndodhë? Jini të kujdesshëm duke iu përgjigjur kësaj – truri juaj do të përpiqet të injorojë negativitetin e dyfishtë dhe përgjigjja juaj mund të përfundojë duke qenë e ngjashme me atë të parën.

Mos lejoni që kjo të ndodhë!

Pse është kjo mënyrë aq efektive?

Çështja është se kur ju jeni në një situatë që kërkon që ju të bëni një vendim të vështirë, ju shpesh mbeteni të bllokuar në pikën e parë.

Çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh?

E pra, Katrori i Dekartit na lejon të shohim një dhe të njëjtin problem nga katër kënde të ndryshme, duke na lejuar kështu që të bëjmë një zgjedhje të balancuar dhe të vetëdijshme.