Highlight Të tjera

Një mënyrë e thjeshtë për të lënë përshtypje të mirë

përshtypje

Për të rënë në sy, në një darkë zyrtare, një zonjë kishte shpenzuar shumë para për peliçe dhe xhevahire.

Por nuk i kishte vënë rëndësi fytyrës së saj, që shprehte gjithnjë egoizmin dhe karakterin e saj të keq. Dhe, të gjithë e dinë që shprehja e fytyrës së një gruaje është më e rëndësishme se rrobat që ajo veshë.

Buzëqeshja flet më tepër se njëmijë fjalë. Nuk po flasim për buzëqeshjet falje, stereotipie. Po flasim për buzëqeshjen e thjeshtë, spontane, miqësore që pushton zemrat. Niseni ditën tuaj me buzëqeshje, buzëqeshni në tavolinën e mëngjesit, buzëqeshni kur shkoni në zyrë,buzëqeshni portierit, djalit të ashensorit, arkëtarit dhe gjithë atyre që njihni. Dhe, pas një kohe do të shihni që të gjithë do t’iu përgjigjen pozitivisht. Duke hequr dorë nga kritikat ju do të shihni se nga të tjerët do të pranoheni shumë pozitivisht.

Në vend që të kritikoni të tjerët provoni të jepni lëvdata dhe komplimente.  Provoni të mos flisni vetëm për gjërat që ju interesojnë juve por mundohuni të vlerësoni situatat edhe nga këndvështrimi i të tjerëve.

Ngadalë do të bindeni që ju po shndërroheni në një njeri tjetër, do të jeni më të lumtur,  më të pasur dhe do të jeni i rrethuar me miq.