Highlight Storie Inspirimi

Një mënyrë e artë për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja!

marrëdhëniet

Ne nuk mund të zhvillojmë anën tonë të vërtetë, pa krijuar marrëdhënie njerëzore gjatë procesit. Marrëdhëniet njerëzore janë kudo dhe janë gjithçka.

Marrëdhëniet janë të pafundme. Mund të ketë fund një lidhje e caktuar, por marrëdhënia nuk mund të mbarojë kurrë. Të ekzistosh do të thotë të hysh në lidhje me të tjerët.

Por,kujtoni gjithmonë një gjë: nuk mund të bashkëveproni me të tjerët nëse marrëdhënia që kemi me veten tonë është e varfër.

Në fillim vjen përkushtimi për vetë motivimin. Kush do ta donte një marrëdhënie me dike që nuk motivohet në asnjë mënyrë?

Kur është fjala për marrëdhëniet, përqendrohu tek krijueshmëria.

Krijueshmëria është aspekti më i shpërfillur dhe njëkohësisht më i dobishmi, në ndërtimin e marrëdhënieve.

Në një marrëdhënie,shumica udhëhiqen nga ndjenjat, në vend të mendjes. Por, kjo na vendos në një gjendje jo të burimshme.

Kur i shohim marrëdhëniet si mundësi për të qenë krijues, ato gjithmonë përmirësohen. Kur marrëdhëniet tona përmirësohen, ne motivohemi më shumë.

Sa herë mendoni se keni një problem në lidhje me një marrëdhënie, mundësitë për te qenë krijues janë të panumërta. Përkundrazi, kur po këtë problem e zbrisni në pjesën e poshtme të zemrës, rrezikoni të mbeteni përgjithmonë me të.

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të provoni emocione.
Ndieni gjithçka.
Vëreni ndjenjat tuaja.
Veçse mos mendoni me to.

Kur ju duhet të zgjidhni një problem me një marrëdhënie, ngjisni shkallet të jeni sa më krijues.Shpejtë do të kuptoni se ne i krijojmë marrëdhëniet që kemi në jetën tonë, ato nuk ndodhin rastësisht.