Familja Highlight

Një letër e hapur çiftit që është bashkë vetëm për “hatër” të fëmijëve

çift

Çift i dashur që nuk doni të largoheni për shkak të fëmijëve:

Urime për vendimin tuaj për të qëndruar së bashku. Kalimi i ngritjeve dhe uljeve të një marrëdhënieje afatgjatë, kërkon këmbëngulje dhe një lloj besimi.

Shpresoj që vendimi juaj për të qëndruar së bashku është i shoqëruar me një zgjedhje për të thelluar miqësinë tuaj, për të menaxhuar konfliktin me ndjeshmëri dhe guxim dhe për të ëndërruar që të plakeni së bashku dhe të krijoni një trashëgimi unike nëpërmjet familjes suaj.

Gjithashtu, unë përgëzoj përkushtimin tuaj për fëmijët tuaj. Dëshira juaj për t’u dhënë përparësi atyre dhe mirëqenien e tyre, thotë shumë për karakterin tuaj. Prindërimi është një punë e vështirë, shpesh pa mirënjohje, dhe unë e di se fëmijët tuaj do të jenë mirënjohës për angazhimin tuaj ndaj tyre.

Por nëse martesa juaj është në vështirësi, ju lutem – ju lutem – mos qëndroni së bashku vetëm “për fëmijët”.

Ju nuk jeni duke i bërë fëmijët tuaj ndonjë favor. Në fakt ju jeni duke i ekspozuar ata në ambivalencën tuaj martesore. Më keq, ju do t’i largoni ata nga një mundësi për të mësuar se si të rriturit mbajnë marrëdhënie të shëndetshme, gjatë kohëve të mira dhe të këqija.

Mendojeni prapë!