Dashuria Familja Highlight

Një grua e mirë është e tëra çfarë i duhet një mashkulli të  vërtetë!

grua

Meshkujt ndonjëherë është e vështirë ti kuptosh, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre në dashuri.

Shumë prej tyre kërkojnë të eksplorojnë shumë dhe ndonjëherë të kenë në listën e tyre të lidhjeve shumë femra.

Për “Unik”këta nuk janë meshkuj të vërtetë.

Një mashkull nuk bën lojëra por përcaktohet për një grua dhe përkushtohet në dashuri.

Një mashkulli të këtillë i duhet një grua e mirë. Sepse ky tip i mashkullit e di se gratë nuk janë lodra dhe ato duhet trajtuar denjësisht.

Unik ka përzgjedhur disa vlerësime që ia bën një mashkull i vërtetë të dashurës dhe gruas së tij të ardhshme.

Gratë nuk janë lodra

Gratë nuk janë lodra dhe meshkujt nuk duhet të luajnë me to. Marrëdhëniet në qift nuk duhet të shihen si sport dhe këtu askush nuk ka nevojë të garojë më askënd. Ky lloj i mashkullit e di që të kaluarit prej një lidhje në lidhjen tjetër nuk është e hijshme dhe nuk i bën nder karakterit të tij.

Ajo nuk është e vetme

Nëse e keni gjetur vajzën që vërtetë ju intereson, që ka pamjen, zgjuarsinë, personalitetin që juve ju pëlqen, atëherë mos e lini t’ju ikë. Kështu bëjnë meshkujt e vërtetë. Në momentin që kanë gjetur këtë vajzë ata përkushtohen për tua dëshmuar se ajo është gjithçka që ai do.

Në të kundërtën është mirë që t’ia lironi rrugën sa më shpejtë, që të mos e mbani peng në një lidhje që nuk dërgon askund.

Nëse e doni vërtetë do ta doni me të metat e saj

Kur vërtetë jeni dashuruar, nuk do ti shihni as të metat e saj. Në të vërtetë, të metat e saj  do t’ju bëjnë që ta doni atë edhe më shumë. Ju duhet ta doni atë për çdo gjë që ajo është, pa marrë parasysh se çfarë. Nëse ju jeni në kërkim të dikush që është e përsosur, atëherë duhet ta dini se po gaboni. Nuk ka asnjë grua që është e përsosur. Ajo që ju duhet vërtet, është gruaja që është e përkryer për ju.

Ajo nuk do të pres pa fund

Një mashkull i vërtetë e di që ajo nuk do të presë pa fund. Prandaj do të bëjë çdo gjë që t’ia dëshmoj dashurinë.  Nëse vazhdoni të luani me të, një ditë do të shihni që ajo nuk do të jetë më aty.

 Nëse e doni, mos e humbni

Mos u bëj aq budalla sa ta humbasësh vajzën që me të vërtetë e do vetëm sepse do të kërkosh ndonjë tjetër, pa një arsye të veçantë.  Edhe nëse ajo ju do, kjo nuk do të thotë se ajo do të qëndrojë gjatë në këtë situatë. Kur e gjeni dikë që e doni, mbajeni dhe vlerësojeni që e keni pranë.

Burrat e vërtetë nuk duan të bëjnë lojëra dhe të thyejnë zemrat e grave. Ata e dinë se kur gjejnë dashurinë e vërtetë, ata duhet ta respektojnë atë për atë që është. Një mashkull i vërtetë e di se gjithçka që ai vërtet ka nevojë në jetë është një grua mahnitëse për ta kaluar jetën me të.

Kur dashuria të godet, nuk ka arsye të kërkosh dikë tjetër.