Highlight Të tjera

Një formulë që do të bëjë mrekullira!

formulë

Bashkëbiseduesi juaj mund të jetë duke folur gabim, por ai është i bindur se ka të drejtë. Mos u dënoni për këtë, por mundohuni ta kuptoni sepse ka gjithmonë një arsye që e shtyn një njeri të sillet në një mënyrë  të caktuar. Nëse arrini ta kuptoni këtë arsye sekrete do të keni çelësin e kuptimit të veprimeve të tij dhe, ndoshta edhe të personalitetit të tij.

Mundoheni të vendosni veten në vendin e tij, dhe pyeteni: “Si do të sillesha, po të isha në vend të tij?”. Në këtë mënyrë do të kurseni kohën dhe nervat tuaja sepse, “duke njohur shkakun nuk mund të reagosh ndaj efektit” dhe njëkohësisht do të mund të mësoni më tepër të njihni natyrën njerëzore.

Mendoni një moment se sa të interesuar jeni për problemet tuaja dhe sa indiferentë jeni për ato të të tjerëve.

Mendoni që edhe të tjerët kanë të njëjtin qëndrim si ju dhe binduni se suksesi në jetë varet shumë nga aftësia, për të vlerësuar gjërat nga këndvështrimi i personave të tjerë.

Kujtohuni pra, që përpara se të veproni t’i bëni vetes pyetjen: “ Çfarë do të mendojë miku apo kundërshtari im. Çfarë e shtyn të sillet në këtë mënyrë?”

Përpara çfarëdo bisede apo interviste, është mirë të krijojmë një ide të qartë të asaj që duam, të asaj që duhet thënë dhe njohur, dhe brenda mundësive, interesave  dhe qëllimeve të bashkëbiseduesit tonë.

Nëse, duke lexuar këtë tekst, do të nxirrni si mësim se gjërat duhen vlerësuar edhe nga këndvështrimi i të tjerëve, do të keni një avantazh dhe ndihmë të madhe në karrierën tuaj.

Pra, nëse doni që të ndryshoni mendimin e dikujt, pa ngjallur tek ai inat e hatër mbetje, kini parasysh:

Mundohuni të vlerësoni problemin edhe nga këndvështrimi i tij.