Highlight Storie Inspirimi

Një forcë që eksiston kudo…

forcë

Jeta është  e thjeshtë. Ajo ndahet në ngjarje pozitive dhe ngjarje negative.

Çdo fushë e jetës, qoftë shëndeti, paratë, marrëdhëniet, puna apo gjendja shpirtërore, ndahen në pozitive apo negative për ty.

Paratë ose i ke me shumicë, ose të mungojnë, ose ke shëndet të mirë, ose ke probleme me të. Marrëdhniet e tua ose janë të mira, ose problematike, puna ose është e sukseshme dhe interesante ose krejt e kundërta.

Ose je i mbushur me gëzim, ose shumicën e kohës nuk ndihesh mirë. Ose kalon vite të mira, ose të këqija.

E po kështu ndodhë me ditët e me kohën.

Nëse ke shumë situata negative se pozitive në jetën tënde atëherë diçka nuk shkon, dhe këtë ti e ke të qartë.

Kur shikon të tjert, që duken të kënaqur të plotësuar dhe jetët e tyre janë të mbushura me gjëra të mrekullueshme, brenda teje diçka të thotë se edhe ti i meriton të gjitha këto.

Dhe ke të drejtë, edhe ti e meriton një jetë të plotësuar me të mira.

Shumica e njerëzve që kanë një jetë të mrekullueshme nuk e kanë idenë së çfarë kanë bërë për ta pasur atë, por në fakt ka diçka.

Ata kanë përdorur pikërisht forcën që kanë brenda vetës, e cila është arsyeja e gjithë të mirave në jetë.

Pa përjashtim, çdo njëri që ka një jetë të mrekulluesjme ka përdorur pikërisht dashurinë për ta arritur atë.

Forca që bën të mundur gjithçka të mirë në jetë është dashuria.

Për dashurinë është folur e shkruar qysh në krye të herës, nga çdo fe e nga çdo mendimtar, filozof, profet dhe udhëheqës i madh.

Por shumë nga në nuk i kanë kuptuar më të vërtetë fjalët e tyre të mëncura.

Megjithëse mësimet e tyre ishin për njerëzit e asaj kohe, e vërteta dhe mesazhi për botën është i vlefshëm edhe sot:

dashuri, sepse kur ti  bën diçka me dashuri, ti përdor forcën  më të madhe në Univers.

 

Sekreti dhe Fuqia, Rhonda Byrne