Highlight Lifestyle

Nëse po flini zhveshur këtë javë, ju do të keni këtë efekt surprizues

flini zhveshur

Një natë me gjumë të çrregullt do t’ju bëjë të kuptoni sa i rëndësishëm është ai për shëndetin tonë dhe sa të mira janë netët më 8 orë gjumë.
Gjumi nuk është i nevojshëm vetëm për relaksim: ndërkohë që flemë trupat tanë riparohen, mbajmë balancin e sistemeve tona imune, endokrine dhe neurologjike, si dhe disa funksione të tjera trupore. Për shkak të kësaj,të bërit gjumë të rregullt dhe të mjaftueshëm është e domosdoshme.

Sipas shkencës përveç që është e rëndësishme të flini mjaftueshëm, të bëni gjumë zhveshur po ashtu rritë cilësinë e gjumit.
Me siguri po pyesni pse?
Gjeni më poshtë pesë arsye pse duhet të flini zhveshur:
Djeg më shumë kalori
Kur flemë pa rroba, ne aktivizojmë një lloj yndyre të njohur si yndyrë kafe që ndihmon trupin tonë të prodhojë nxehtësi në mënyrë që të na mbajë të ngrohtë. Kur kjo yndyrë aktivizohet, ne djegim më shumë kalori sesa zakonisht.

Përmirëson cilësinë e gjumit
Në mënyrë që ne të pushojmë në mënyrë më efikase, trupi ynë duhet të ulë temperaturën e tij me gjysmë shkallë dhe ta mbajë atë gjithë natën. Kur flemë të zhveshur, e bëjmë këtë reduktim të temperaturës më të lehtë, duke lejuar që të kemi një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Parandalon infeksionet me kërpudha
Kur flemë të zhveshur, ne lejojmë lëkurën tonë të marrë frymë më mirë. Rrobat ndonjëherë mund të na bëjnë të djersitemi, duke krijuar mjedis të përsosur për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve.

Lufton diabetin
Kur trupat aktivizojnë yndyrën ngjyrë kafe, gjithashtu bëhet më e ndjeshme ndaj insulinës, hormonit që metabolizon sheqerin tonë në gjak. Kur bëhemi më të ndjeshëm ndaj insulinës, trupi ynë është gjithashtu në gjendje të djeg më shumë yndyrë dhe të parandalojë sëmundje të tilla si diabeti.

Zvogëlon tensionin e gjakut
Sipas disa studimeve të ndryshme, duke fjetur lakuriq me dikë afër e ndihmoni trupin tuaj të prodhojë më shumë oksitocinë. Ky hormon është në gjendje të rregullojë presionin e gjakut, të forcojë sistemin tuaj imunitar, të luftojë ankthin dhe madje të reduktojë stresin.