Highlight Shëndeti

Nëse pini kafe, do të jetoni më gjatë sipas shkencës

Një studim I ri në Northwestern University tregon se njerëzit që pinë më shumë kafe jetojnë më gjatë.

Ata matën mortalitetin e një grupi prej 500,000 në një periudhë prej 10 vitesh. Bashkë me faktorë të tjerë, ata analizuan se sa kafe në ditë pinte çdo pjesëmarrës. Kështu krahasuan grupin e pirësve të kafesë me ata që nuk pinin kafe.

Zbulimet e tyre ishin mahnitëse. Ata zbuluan se njerëzit që pinin kafe kishin 6% deri në 14% më pak shanse të vdisnin herët se sa ata që nuk pinin kafe. Studiuesit deklaruan se edhe pse ky numër ishte tingëllonte I vogël, është një zbulim interesant dhe që ndryshonte pikëpamjen për kafenë.

Debati se nëse kafja është e mirë apo e keqe për shëndet ka disa vite tani. Disa njerëz thonë se kafeina e tepërt është e dëmshme për shëndetin. Sidoqoftë, ky studim tregon të kundertën. SIpas këtij studimi kafeina rregullon metabolizmin.

Njerëzit që kishin një tolerancë të lartë ndaj kafes dhe pinin më shumë se zakonisht, kishin një metabolizëm më të lartë se ata që nuk pinin. Sipas ekspertëve, kafeina ka këtë aftësi të mrekullueshme për të ngritur metabolizmin. Kështu duke bërë që trupi të largojë gjithë toksinat e dëmshme, e kështu duke e ulur rrezikun për vdekje të hershme.

Sidoqoftë, ne ju rekomandojmë të mos e teproni me më shumë se një apo dy kafe në ditë!