Dashuria Highlight

Nëse partneri ju tradhton, jo ai/ajo nuk ju dashuron!

Kur dashuroni partnerin tuaj, ju nuk keni nevojë të fshihni telefonin tuaj nga ai, nuk keni nevojë të fshini telefonatat e as mesazhet. Nuk dilni fshehurazi, në mes të natës, vetëm për t’iu përgjigjur asaj telefonateje. Nuk i regjistroni të tjerët me emra të rrejshëm.

Kur dashuroni partnerin tuaj, nuk merrni një aplikacion siç është “Tinder”, për të parë se çfarë keni humbur.

Kur jeni në një lidhje me dikë, ju thjesht nuk mund të eksploroni mundësitë e tjera, duke shpresuar se do të gjeni dikë më të mirë.

Nëse po ndiheni ashtu, atëherë bëni një të mirë vetes e partnerit, dhe largohuni.

Kur jeni në një lidhje me dikë, nuk mund të tërhiqeni sikur jeni beqar. Nuk mund thjesht të flirtoni me të tjerët dhe të bëheni sikur është në rregull. Ju do ta lëndoni partnerin tuaj. Atë që ju dashuron dhe kujdeset për ju.

Sepse nëse me të vërtetë ju e dashuroni partnerin tuaj, nuk I bëni të tjerët të besoni se ju nuk jeni në një lidhje. Dhe nuk do të pini disa gota thjesht ta gjeni si arsye për ta tradhtuar partnerin.

Kur jeni në një lidhje, nuk mund ti shkruani ish-ëve tuaj për të parë se si ia kanë dalur. Kur jeni në dashuri, nuk duhet të keni një plan B.

Ju duhet ta respektoni partnerin tuaj, ta dashuroni dhe ta bëni të lumtur.

Tradhtia nuk falet.