Highlight Kura natyrale

Nëse i mbani këto bimë në shtëpinë tuaj, nuk do të shihni kurrë insektet afër jush!

bimë

Muajt e verës janë ideal për të qëndruar në ambient të jashtëm, në kopshte dhe ballkone. Pa dyshim përgjatë kësaj kohe kujdesemi edhe për lule dhe zbukurimin e ballkonit. Por, ndonjëherë ndeja bëhet e bezdisshme për faktin se mushkonja dhe insekte të ndryshme na ngacmojnë dhe prishin rehatinë.

Por, a e dini që ka bimë që mbajnë insektet larg shtëpisë?

Në këtë shkrim ju tregojmë bimët që mbajnë larg insektet nga shtëpia e juaj.

Mushkonjat dhe mizat janë dy insekte që rregullisht fluturojnë rreth shtëpisë sonë dhe na bezdisin, dhe sikur kjo të mos ishte e tëra, ato gjithashtu mund të transmetojnë sëmundje.

A keni dëgjuar për bimët që mund t’i mbajnë këto insekte larg shtëpisë tuaj?  Pjesa më e mirë është se ato janë bime natyrale dhe mbajnë erë shumë të mirë. Këto bimë mbajnë larg insektet për shkak të vajrave esenciale të pranishme në to, të cilat  për insektet lirojnë aromë të pakëndshme.

Nëse keni rozmarinë ose livando në kopshtin tuaj, ajo do të reduktojë numrin e insekteve të padëshiruara.

Një nga bimët më të mira për të mbajtur insektet dhe dëmtuesit larg shtëpive dhe kopshteve është borziloku.

Borziloku është shumë efektiv në reduktimin e mushkonjave dhe mizave, dhe pasi ajo e do diellin, vendoseni pranë drittareve ose dyerve. Kështu do ti mbani larg insektet nga shtëpia dhe ballkoni juaj.

Po ashtu bimë efektive për të mbajtur larg mushkonjat janë:

Marigold

Rozmarina

Krizantema

Barbaroza