Highlight Shëndeti

Në Islandë zbulohet një bimë që shëron Kancerin!

Një trajtim i ri për sëmundjen vdekjeprurëse, kancerin, tashmë po vjen nga ishulli i largët i Mauritiusit dhe bimëve të kësaj pjese. Mauritius është një ishull në Oqeanin Indian, që gjendet jashtë brigjeve lindore të Afrikës. Atje, Alexander Kagansky dhe ekipi i tij kanë kryer studime të bimëve amtare dhe kanë gjetur veti tek një bimë që mund të ndalojë rritjen e kancerit.

Studimi i Aleksandër Kaganskit u publikua në një botim shkencor rus “ActaNaturae” në shkurt të vitit 2019. Studimi i tij fokusohet në gjetjen e mënyrave për të kuruar kancerin dhe rigjenerimin e indeve.

Shkencëtarët testuan pesë bimë kundër gjashtë llojeve të qelizave të kancerit.

Në fund, ata zbuluan se 3 nga 5 bimët kishin potencial për të kuruar këtë sëmundje.

Bimët e zbuluara në Mauritius ndalojnë  procesin e ndarjes dhe shumimit të qelizave kancerogjene.

Ende duhen studime dhe kërkime mjekësore për të vënë në pah saktësisht efektin por edhe mënyrën se si këto bimë ndikojnë në trajtimin dhe luftimin e kancerit.

Kanceri më i përhapur është ai i ezofagut. Shkaqet ende janë të panjohura, por faktorët e mëposhtëm mund të çojnë në acarim kronik të ezofagut, që besohet se rrisin rrezikun e prekjes nga ky kancer;

-Refluksi  

-Pirja e duhanit

-Trashja

-Alkooli

-Mos përfshirja në ushqim e pemëve dhe perimeve

Kimioterapia është trajtimi tij aktual për këtë sëmundje. Sidoqoftë, kimioterapia shoqërohet me efekte anësore toksike dhe ka një nivel të ulët efektiv për kancerin e ezofagut.

Kohët e fundit, shkencëtarët janë në kërkim të bimëve vendase për përdorime medicinale. Në mbarë botën, rreth 50,000-80,000 bimë përdoren në mënyrë medicinale. Nga 150 medikamentet e përshkruara në SHBA, të paktën 118 janë të bazuara në përbërës natyralë. 74% vijnë nga bimët, 5 për qind nga bakteret, 18% nga kërpudhat dhe tre për qind nga llojet e vertebrorëve. Të paktën rreth 70% e barnave të reja në SHBA në 35 vitet e fundit rrjedhin nga këto burime.

Shumë popuj  kanë përdorur natyrën për trajtime të sëmundjeve për mijëra vjet.

Kina është një shembull. Përveç kësaj, në ishullin e Mauritius, shkencëtarët kanë bërë vëzhgime duke përdorur deri në 150 bimë të ndryshme për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Sipas Dr. Alexander Kagansky:

“Ishulli i Mauritius është një ishull thesar i biodiversitetit global. Rreth një e treta e bimëve lokale përdoren në mjekësinë tradicionale, por ende ka mungesë të provave shkencore për potencialin e tyre terapeutik, ndërsa dëmtimi i natyrës është çdo ditë më i madh. Hulumtimi ynë duhet të shërbejë për dobinë e njerëzimit dhe të tregojë me prova se në nivel mekanik njerëzit varen nga kimistet natyrore, të cilat do të na shpërblejnë duke ulur vdekjet dhe vuajtjet e njerëzve”.