Highlight Storie Inspirimi

Ndjenjave negative mos iu bëj rezistencë!

ndjenja

Çdo gjë në jetë ka vendin e vet, përfshi edhe edhe ndjenjat negative. Pato, ti nuk do ta kuptoje se çdo të thotë të ndihesh mirë, pasi nuk do të kishe me çfarë t’i krahasoje.

Ti nuk do ta dije se si është të ndihesh i gëzuar, i ngazëllyer, i lumtur,. Pikëisht, duke provuar të kundërtën, e kuptojmë se çdo të thotë të ndihesh i lumtur.

Është e pamundur t’i zhdukim ndjenjat negative, pasi ato janë pjesë e jetës dhe pa to nuk do t’i ndjenim ndjenjat pozitive.

Nëse ndihesh keq për ndjenjat negative, atëherë ti thjeshtë i fuqizon ato më shumë. Kështu, jo vetëm që ndjenjat e tua do të përkeqësohen, por ti do ta transmetosh më shumë ndjenjën negative.

Tashmë ti e kupton se ndjenjat negative nuk të sjellin atë që ti dëshiron.

E kjo të ndërgjegjëson të mos i lejosh ato të të udhëheqin.

Ndjenjat e tua i ke vetë në dorë, kështu që kur ndjen se të përfshijnë ndjenja negative fillo t’i neutralizosh ato.

Eksiston një botë e brendshme, bota e mendimit, e ndjenjave dhe forcës,. E dritës dhe e bukurisë. Megjithëse e padukshme, fuqitë e saj janë të jashtëzakonshme.

Jeta e juaj duhet të jetë kenaqësi. Kështu ti ndihesh shkëlqyeshëm dhe përjeton gjithnjë e më shumë ndjenja të mrekullueshme.

Kur jetën e merr shumë seriozisht, do të përjetosh gjithnjë  e më shumë gjëra pozitive.

Kur bën qejf jeton jetën që dëshiron dhe, kur gjërat i merr shumë seriozisht, jeta të vjen po ashtu.