Highlight Storie Inspirimi

Ndjenjat janë sikur karburanti

ndjenjat

Pa ndjenjat, mendimet dhe fjalët tuaja jeta nuk ka asnjë kuptim. Gjatë ditës ti ke shumë mendime, të cilat nuk të dërgojnë askund.

Shumica e mendimeve nuk përçojnë një ndjenjë të fuqishme brenda teje. Rëndësi ka së çfarë ndjen.

Imagjigjoj për një moment mendimet dhe fjalët e tua si një anije kozmike, ndjenjat janë karburanti i saj.

Anija kozmike është një makineri që smund të bëjë asgjë pa karburantin. Pikërisht është ai që e bën anijen të ngrihet e të fluturojë. E njëjta gjë ndodhë edhe me mendimet e fjalët e tua, ato janë makinëri që smund të bëjnë asgjë pa ndjenjat pasi ato janë karburanti i mendimeve dhe i fjalëve.

Ndjenjat e tua, ashtu si edhe çdo gjë tjetër në jetë, munt ë jenë pozitive ose negative, ti ke ndjenja të mira, ose të këqija. Të gjitha ndjenjat e mira burojnë nga dashuria. Sa më mirë ndihësh, si për shembull kur je i gëzuar, aq më shumë dashuri transmeton. Dhe sa më shumë dashuri jep, aq më shumë  edhe merr.

A më keq ndihesh, si, për shembull kur je i dëshpëruar, aq më shumë  ndjenja negative transmeton. Dhe sa më shumë ndjenjë negative transmeton, aq më shumë edhe merr në këmbim. Arsyeja pse ndihesh kaq keq nga ndjenjat negative është sepse atyre u mungon dashuria, forca pozitive e jetës.

Sa më mirë të ndihesh, aq më mirë vijnë gjërat.

Sa më keq ndihesh, aq më keq bëhen ato, derisa të ndryshosh mënyren e të ndierit.