Highlight Të tjera

Ndjej veten në bollëk, dhe bollëku vjen

bashkëmarrëdhënie

 

Kur vendosni bashkëmarrëdhënien e vetëdijshme ndërmjet asaj çka e ndieni dhe çka aktualizohet në përvojën tuaj jetësore atëherë fitoni fuqinë për të bërë ndryshime.

Nëse nuk e vendosni këtë bashkëmarrëdhënie dhe vazhdoni të jepni mendime për mungesat e senet që do ti dëshironit, atëherë ato sene që i dëshironi do të vazhdojnë të largohen prej jush.

Shpesh njerëzit me këtë keqkuptim nisin t’u veshin fuqi gjërave jashtë vetës, me qëllim që ta shpjegojnë përse nuk po përparon në rrugën që e dëshirojnë.  “Nuk bëj para sekse kam lindur në mjedisin e gabuar”, “Nuk po përparoj sepse prindërit e mi nuk kanë bërë përpara kështu që ata nuk mundeshin të ma mësonin se si ta bëja këtë”, dhe shumë arsyetime të tjera, por ju duhet të keni parasysh një gjë: “mos-përparimi” juaj vjen vetëm sepse po jepni një vibrim, i cili është i ndryshëm prej vibrimit nga vibrimi i përparimit.

Ju nuk mund ta ndieni vetën të varfër dhe njëkohësisht të përparoni. Nuk mund t’ju vijë bollëku në rast se nuk të jepini një vibrim bollëku.

Sigurisht, është e lehtë të mbash kushte përparimi kur tashmë e kë këtë përvojë, sepse atëherë mjafton të vini rë të mirën që po vjen, dhe vrojtimi i juaj do ta mbajë atë duke ardhur.

Por, në qoftë se po qëndroni në mungesë të diçkaje që e dëshironi, atëherë duhet të gjeni një rrugë për ta ndier thelbin e saj, madje përpara se të vijë, përndryshe nuk mund të vijë.

Nuk duhet ta lini dhënien e vibrimit vetëm si përgjigje të asaj që është e pastaj kurdoherë ta ndryshosh atë që është.

Duhet të gjeni një mënyrë për ta ndier ngazëllimin ose kënaqësinë për ëndrrat e parealizuara aktualisht përpara sesa këto ëndrra të bëhen realiteti juaj.

Gjeni një rrugë për ta përfytyruar vetëdijshëm një skenar, me qëllim që të jepni një vibrim me një shfaqje të jetës reale. /Unik Portal/