Highlight Storie Inspirimi

Ndiq rrugën që të pëlqen!

ndiq rrugën që të pëlqen

Ndiq rrugën që të pëlqen. Rruga e vetme drejt jetës që dëshironi është përmes rrugës së rezistencës më të ulët ose rrugës së lejimit më të lartë.

Lejimit të Lidhjes suaj me Burimin tuaj, me Qenien tuaj të brendshme, me atë i cili jeni  në të vërtetë dhe me gjithçka që dëshironi.

Dhe ky lejim ju shfaqet në formën e emocioneve që ju bëjnë të ndiheni mirë. Lejoni ndjesinë e të ndierit mirë të jetë përparësia juaj më e rëndësishme. Kështu sa herë të keni një bisedë që nuk është në harmoni me atë që dëshironi, do të ndiheni keq dhe kështu do të alarmoheni.  Dhe, kështu mund të zgjidhni një mendim që ju bën të ndiheni më mirë . Vetëm në këtë formë mund të ktheheni sërish në rrugën e duhur.

Sa herë që ndieni emocion negative, sistemi juaj udhërrëfyes po ju ndihmon të kuptoni se në këtë moment po ofroni mendime rezistuese.

Këto emocione pengojnë rrjedhën e mirëqenies, e cila po të mos ishte emocioni negative, do t’ju përfshinte plotësisht.

Është sikur sistemi juaj udhërrëfyes t’ju thoshte: Ja ku po e bëni sërish, ja ku po e bëni sërish. Ky emocion negative do të thotë që jeni në procesin e tërheqjes së asaj çka nuk e doni.

Shumë njerëz e injorojnë sistemin e tyre udhërrëfyes duke i toleruar emocionet negative. Dhe, duke bërë kështu, i mohojnë vetës përfitimin e udhë rrëfimit nga perspektiva më e gjerë.

A e keni përcaktuar se çfarë dëshironi?  Kështu nuk do të jeni kurrë më në gjendje të shikoni të kundërtën e saj apo mungesën e saj pa ndjerë emocione negative. Pasi të ketë lindur brenda jush një dëshirë, duhet të kërkoni  dëshirën nëse doni të ndiheni mirë.

Dhe arsyeja për këtë është se nuk mund të ktheheni pas te më pak sesa ju ka sjellë jeta të bëheni.

Pasi të keni identifikuar një dëshirë për shëndet të mirë ose një rrethanë të veçantë të trupit, nuk do të jeni kurrë më të aftë të përqendroheni mbi mungesën e saj pa ndier emocion negativ.

Sa herë që ndieni emocion negative, thjeshtë ndaloni çfarëdo të jeni duke bërë apo duke menduar dhe thoni “Çfarë është ajo që dua?”

Dhe më pas, meqenëse e keni kthyer vëmendjen te ajo që doni, ndjenja negative do të zëvendësohet nga një ndjenjë pozitive dhe tërheqja negative do të zëvendësohet nga një tërheqje pozitive dhe do të ktheheni sërish në rrugën e duhur.