Highlight Shëndeti

Ndikimi i mendimit dhe gjendjes pozitive në shëndet dhe në jetëgjatësi

mendimi pozitiv

Kërkime të shumta vërtetojnë bindjen se njerëzit optimist, njerëzit fatlumë, njerëzit me perspektivë pozitive jetojnë më gjatë. Ata jetojnë në mënyrë të shëndetshme, shërohen më shpejtë pas infarkteve të zemrës apo pas operacioneve në zemër.

Dhe, kuptohet, vdesin më vonë.

Vlenë edhe e kundërta se njerëzit pesimistë, njerëzit me perspektivë  të errët, njerëzit jo fatlum jetojnë më pak dhe sëmuren më shpesh.

Dallimet janë bindëse.

Rezultatet e 35 hulumtimeve mbi lidhjen ndërmjet gjendjes psikologjike dhe vdekshmërisë të njerëzit e shëndetshëm thonë së mendimi dhe orientimi pozitiv lidhen me vdekshmërinë e zvogëluar. Kjo ndodhë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare të njerëzve të shëndetshëm dhe te disa grupe të të sëmurëve.

Njeriu është në gjendjen më të mirë dhe më të shëndetshme atëherë kur ka mendime dhe ndjenja pozitive.

Thjeshtë,kur është në koherencë me veten,me njerëzit  e tjerë dhe me qeniet e tjera të gjalla.

Një shenjë e rëndësishme që tregon shfaqjen e problemev shëndetsore është sfera e ndryshimeve në funksionimin e individit.

Shfaqja e ndjenjave të tilla, si frika, zemërimi është një pjesë normale e jetës.

Ka shumë situate, të tilla si divorci, që shkaktojnë shqetësime emocionale. Situata të vështira mund të bëjnë që ju të ndjeheni të trishtuar për një kohë.

Dhe dallimi nga një çrregullim mendor, depresioni bie fjala, konsiston në krijimin e periudhave të kohës, kur personi jeton me ndjenja të humbjes së shpresës, barrës dhe humbjes së kënaqësisë për jetë.