Highlight Storie Inspirimi

Ndërto vetëbesimin dhe largo frikën

vetëbesim

Po, frika është reale dhe ne duhet të pranojmë që ekziston para se të mund ta pushtojmë atë. Shumica e frikës sot është psikologjike. Shqetësimet, tensioni, paniku të gjithë rrjedhin nga keq-menaxhimi i imagjinatës negative. Por thjesht duke e ditur bazen e rrjedhjës së frikës nuk do të kurojë atë.

Trajtimi i vjetër “atë e-keni-vetëm-në-mendjen-tuaj” presupozon që frika nuk ekziston në të vërtetë. Por është e vërtetë. Frika është armiku numër një i suksesit. Frika ndalon njerëzit për të kapur një mundësi; Frika hedh poshtë vitalitetin fizik; Frika në fakt i bën njerëzit të sëmurë; shkakton vështirësi organike, shkurton jetën; Frika mbyll gojën tuaj, kur ju dëshironi të flisni.

Me të vërtetë, frika është një forcë e fuqishme. Në një mënyrë ose në një tjetër frika parandalon njerëzit për të arritur atë që duan nga jeta.

Frika e të gjitha llojeve dhe madhësive është një formë e infeksionit psikologjik. Ne mund të shërojmë infeksionin mendor në të njëjtën mënyrë që ne kurojmë një infeksion të trupit – me trajtime të veçanta, të provuara më parë.

 

Së pari, edhe pse, si pjesë e parapërgatitjes tuaj per trajtim, vendosni kusht vetës me këtë fakt: i gjithë vetëbesimi fitohet dhe zhvillohet. Askush nuk është i lindur me vetëbesim. Ata njerëz që ju e dini që rrezatojnë besim gjatë gjithë kohës, kanë fituar hap pas hapi, çdo pjesë të tij.

Kur ne përballemi me probleme të vështira, qëndrojmë zhytur në baltë deri sa të marrim masa. Shpresa për të vazhduar para është një fillim. Por shpresës i nevojitët veprimi për të triumfuar.

Herën tjetër që ju të përjetoni frikë të madhe apo të vogël, bëhu gati dhe kerkoni përgjigje për këtë pyetje: Çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë për të pushtuar frikën time?

Izoloni frikën tuaj. Përcaktoni saktësisht se nga çfarë keni frikë dhe pastaj merrni masa.