Highlight Storie Inspirimi

A mund ti kthejmë ëndrrat në realitet?

ëndrrat


Ëndërruesit janë shpëtimtarët e botës. Siç mbahet bota e dukshme nga e padukshjma, ashtu njerëzit, ndërmjet të gjitha gjyqeve, mëkateve e prirjeve të veta e të pista, ushqehen nga vizionet e bukura të ëndërruesve të tyre të vetmuar. Njerëzimi nuk mund t’i harrojë ëndërruesit e vet; ai nuk mund t’i lërë idealet e tyre të shuhen dhe të vdesin; ai jeton në to; ai i di ato si realitete të cilat do t’i shohë dhe do t’i dijë një ditë.

Ai që ushqen një vizion të bukur, një ideal fisnik në zemrën e tij, një ditë do ta realizojë atë.

Ushqeji vizionet e tua; ushqeji idealet e tua; ushqeje muzikën që gjallëron në zemrën tënde, këndshmërinë që i mvesh mendimet e tua më të pastra, sepse nga to do të rriten të gjitha gjendjet e lezetshme, tërë ambienti hyjnor; prej tyre, por nëse iu mbetesh besnik, do të ndërtohet përfundimisht bota jote.

Të dëshirosh është të marrësh; të synosh është të arrish. A do të pranohen përmasat më të plota të përmbushjes nga dëshirat më të ulëta të njeriut, dhe a do të vdesin urie synimet e tij për shkak të mungesës së mbështetjes? Kështu nuk është Ligji: një gjendje e tillë e gjërave kurrë nuk mund të marrë: “kërko dhe prano”

Ëndërro ëndrra fisnike, dhe ndërsa ëndërron, ashtu do të bëhesh. Vizioni yt është premtimi se çka do të jesh një ditë; Ideali yt është profecia se çka do të zbulosh në fund.

Rrethanat e tua mund të jenë të papajtueshme, por ato nuk do të mbeten gjatë ashtu nëse ti nuk mendon për asgjë pos Idealit dhe përpiqesh ta arrish atë. Nuk mund të udhëtosh Brenda dhe të ndalesh jashtë.

Vizioni të cilin e madhëron në mendjen tënde, Ideali të cilin e ul në fronin e zemrës tënde; me këtë do ta ndërtosh jetën tënde, kjo do të bëhesh.