Highlight Storie Inspirimi

Mos iu bëj rezistencë ndjenjave negative!

ndjenjave negative

Çdo gjë në jetë ka vendin e vet, përfshi edhe ndjenjat negative. Pa to, ti nuk do ta kuptoje se çdo të thotë të ndihesh mirë, pasi nuk do të kishe me çfarë t’i krahasoje.

Ti nuk do ta dija se si është të ndihesh i gëzuar,i ngazëllyer, i lumtur. Pikërisht, duke provuar të kundërtën, e kuptojmë se çdo të thotë të ndihesh i lumtur. Është e pamundur ti zhdukim ndjenjat negative, pasi ato janë pjesë e jetës dhe pa to nuk do ti ndjenim ndjenjat pozitive.

Nëse ndihesh keq për ndjenjat negative atëherë ti thjeshtë i fuqizon ato më shumë.

Kështu, jo vetëm, që ndjenjat e tua do të përkeqësohen, por ti do të transmetosh më shumë ndjenja negative. Tashme ti e kupton se ndjenjat negative nuk të sjellin jetën që dëshiron, e kjo të ndërgjegjëson të mos i lejosh ato të të udhëheqin. Ndjenjat e tuaj ke vetë në dorë, kështu që kur ndjenë se të përfshijnë ndjen aq negative fillo t’i neutralizosh ato.

Jeta duhet të jetë kënaqësi. Kështu ti ndihesh shkëlqyeshëm dhe përjeton gjithnjë e më shumë ndjenja të mrekullueshme.

Kur jetën e merr shumë seriozisht, do të përjetosh gjithnjë e më shumë gjëra serioze. Kur bën qejf jeton jetë që dëshiron dhe, kur gjërat i merr shumë seriozisht, jeta të vjen po ashtu. Pushtetin mbi jetën tënde e ke ti, dhe ti mund ta bësh jetën tënde ashtu si dëshiron. Ndaj, për të mirën tënde, mere lehtë atë!

Për ti marrë lehtë ndjenjat e këqija, i kam imagjinuar ato si kuaj të egër. Një stallë plot me kuaj ndjenjash, të nxehur, ankues, të zymtë, të acaruar, nervozë.

Kur ndihesh i zhgënjyer pyete vetën: “Pse zhgënjeve”.

Lëre këtë, se nuk të çon ku  aty ku duhet.