Highlight Storie Inspirimi

Mos i cakto vetës kufij!

kufij

Sa herë që ndihesh se je përfshirë në kufij të caktuar mendo  që ti je qenie pa kufij.

E vërteta është se secili nga ne është qenie pa kufijë, bota dhe universi janë pakufijë.

Ekzistojnë botë dhe mundësi, të cilat ti nuk mund t’i shohësh, por ato të gjitha ekzistojnë.

Duhet të fillosh t’i tregosh vetës një histori të re.

Duhet t’i tregosh vetes historinë e një jete të mrekullueshme, pasi çfarëdolloj historie, e mirë apo jo, ligji i tërheqjes do ta realizojë për ty.

Dhe ajo do të jetë historia e jetës tënde.

Imagjino dhe ndje gjithçka dëshiron. Dhe ajo do të jetë  imazhi i jetës tënde. Jep dashuri sa të mundesh, ndjehu sa më mirë të mundesh. Dhe forca e dashurisë nëpërmjet njerëzve, situatave dhe ngjarjeve do të të sjellë atë që ti dëshiron.

Ti mund të jesh ashtu si ëndërron, mund të bësh gjithçka që dëshiron, mund të kesh gjithçka që dëshiron.