Highlight Shëndeti

Mos e mësoni trupin tuaj me vitamina

vitamina

Vitaminat janë zbuluar një shekull më parë dhe në atë periudhë dhanë një kontribut shumë të madh në shërimin e mjaft sëmundjeve që ishin shkaktuar nga kequshqyerja. Por, sot, shqetësimi kryesor ka të bëjë me përdorimin e tepruar të tyre, që mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh dhe patologjisë.
Shumë kompani prodhojnë vitamin të lira, në shumicën e rasteve prodhohen kimikisht dhe nuk janë natyrale. Shume kapsula vitaminash kane shume përbërës të cilët nuk gjenden në natyrë. Secili nga në mund të ketë në ndonjë rst mungesë të vitaminave dhe mineraleve, por mënyra më e mirë për të korrigjuar mungesën e  tyre është me anë të lëngjeve. Mënyra e dytë më e mirë është duke konsumuar ushqime të pasura me vitamina.

Prandaj përdorni kapsula vitaminash vetëm në rastet kur rekomandohen nga mjeku. Gjithmonë mendoni që kur ju e konsumoni këtë kapsulë ju konsumoni të gjithë vitaminat që gjenden në gjendje të lirë në natyrë. Ju gjithashtu po merrni enzimat dhe kofaktoret që gjendën në natyrë.

Është e rëndësishme të dihet se një bimë ka në 30% të përbërjes se saj elemente që nuk i njeh as shkenca. Kjo do të thotë se kur ju merrni një kapsulë vitamine, ju nuk merrni vetëm vitamina, enzima dhe kofaktorë, por edhe elemente të cilat shkenca nuk i ka zbuluar akoma. Prandaj kujdes me përdorimin e tepruar të vitaminave.