Highlight UNIK +

Misteri i ëndrrave: çfarë do të thotë kur dy njerëz shohin të njëjtën ëndërr?

ëndrrat
Valdet Fetahu

Motivues

A ju ka ndodhë të ëndërroni ëndrrën identike me personit tuaj të afërt apo personin me të cilin shpesh e kaloni kohën? Ja se çfarë psikologët dhe shkencëtarët zbulojnë rreth temës së ëndrrës së përbashkët dhe se a është e mundur kjo dukuri..

 Hulumtimet në temën e ëndrrave në botën e psikologjisë është për shumë vite prezentë. e në kohën e fundit më së shumti vëmendje i kushtohet gjetjes së përgjigjes në pyetjen se a është e mundur dhe në ç’mënyrë që dy apo ma shumë persona të ndryshëm, që nuk kanë asgjë të përbashkët, të ëndërrojnë ëndrra identike.

Shumë studime janë publikuar në temën e ëndërrimit të përbashkët, në të cilat është arrit zbulimi se tek personat që janë emocionalisht të lidhur, psh:(fëmijë-prindër, bashkëshortët apo binjakët) shpesh paraqitet ëndërrimi i ëndrrave të përbashkëta.

Për më tej, shumë psikolog dhe psikoterapist, shpesh ndodh që ëndrrat e përbashkëta i ndajnë me klientët e tyre. ku ata edhe vetë i dëshmojnë këto pohime, e arsyeja e inicimit të rrëfimit të ëndrrave të përbashkëta tek të huajt absolute ka shumë anekdota dhe përvoja të shumta të njerëzve, midis të cilave për shumicën është e njohur situata kur kalojmë rrugës pranë dikujt na duket se atë person nga diku e njohim.

Deri më tani të gjitha pohimet ende bazohen në anegdota dhe shkenca akoma nuk ka dëshmi të argumentuara për këtë dukuri. Përveç kësaj, personat të cilët e rrëfejnë ëndrrën e njëjtë nuk pajtohen rreth disa detajeve që edhe më shumë shton arsyen për skepticizëm. Megjithatë, psikologët nuk duan të anashkalojnë rrëfimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat që ndajnë ëndrrën e njëjtë përjetojnë përditëshmërinë e njëjtë apo e kalojnë kohën shumë shpesh së bashku.

Nëse dy njerëz mund të ndajnë të njëjtën ëndërr, a do të thotë kjo se ëndrrat i tejkalojnë mendimet individuale të secilit individ?

Dallimet në përshkrimin e detajuar të ëndrrës është e pashmangshme për shkak të dallimeve në nivelet e inteligjencës, disponimit, memories dhe shumë faktorëve tjerë që pengojnë definimin e saktë të ëndrrës. Në anën tjetër, pasi që ëndrrat janë të lidhura me zhgjëndrrën dhe me atë që përjetojmë gjatë ditës, ëndrra identike e ëndërruar mund të shfaqet tek njerëzit të cilët nuk kanë përjetuar përvojën e njëjtë në realitetin objektiv.

Çfarë do të thotë kjo për shkencën e cila merret me studimin e ëndrrave? Nëse e marrim si pikë referimi supozimin se ëndrrat janë produkt i trurit, atëherë udhëhiqemi edhe me supozimin se dy “koka” në një moment kanë qenë në situatë identike, dhe se trutë e tyre për këtë arsye kanë prodhuar imazh të njëjtë në ëndërr. Megjithatë, një shpjegim i këtillë plastifikues nuk mund të përshkruaj punën  e ndërlikuar të trurit të njeriut, e as të kënaqë mendimet e profesionistëve, si dhe disa shpjegimeve tjera alternative, për shembull: se ëndrrat ndodhin  jashtë nesh dhe individualitetit tone derisa flemë.

Ekspertët ende nuk kanë shpjegim valid për këtë dukuri, dhe me vetë këtë akoma nuk janë formuar kornizat shkencore në të cilat, situata kur dy njerëz të ndryshë ëndërrojnë ëndërr identike, mund të vendoset. Kjo do të thotë se tema mbi ëndrrën ende është e pastudiuar dhe me vetë faktin paraqet teren të volitshëm për ekspert të vazhdojnë me hulumtimin që do ta zgjidh këtë mister.