Highlight Receta

Mish pule në mënyrë indiane; Pa dyshim më e mira!

mish pule

A keni ngrënë ndonjëherë ushqim indian? Për ju që keni ngrënë atëherë me siuri që keni provuar edhe recetën “butter chicken”. E menjëherë keni menduar se sa shumë do t’iu pëlqente të përgatisnit këtë ushqim edhe në shtëpi…

Në fakt, kjo recetë indiane është receta më e lehtë për ta përgatitur. Ka pak përbërës dhe të gjitha mund ti gjeni në market.

Përbërësit:

Për marinim

1/2 e gotës jogurt;
1 lugë gjelle limon;
1 lugë çaji turmeric;
2 lugë çaji garam masala;
½ lugë çaji spec i bluar djegës;
1 lugë caji cumin
1 lugë gjelle xhenxhefil;
2 thelpinj hudhre të shtypura;
750 gr gjoks pule, të prera në katrorë;

Curry

1 lugë gjelle vaj bimor;
1 gotë sos domatesh;
1 ¼ e lugës së çajit kripë;
1 lugë çaji sheqer;
1 gotë hopla për gatim;

Për servim

Oriz;
Bukë Naan;

Përgatitja:

1. Kombinoni të gjithë përbërësit për marinim në blender. Marinojeni mishin e bardhë të pulës dhe lëreni në frigorifer për 24 orë.
2. Nxeni vajin bimor në një tigan. Largoni mishin nga marinimi mirëpo mos largoni atë që ka mbetur në të. Vendoseni vetem mishin në tigan dhe lëreni deri sat ë merr ngjyrë të bardhë pjekjeje.
3. Shtoni sosin e domates, sheqerin dhe kripën. Pastaj shtoni kremin hopla, dhe largojeni nga zjarri.
4. Servojeni me oriz basmati.