Highlight Yoga

Mirëmëngjesi: Tre minuta Yoga që do tua ndryshojnë jetën!

Mirëmëngjesi

A jeni gati për ta ndryshuar krejtësisht stilin e jetës. A doni edhe që fëmijët tuaj të përfshihen në këtë ?

Atëherë Unik Portal ju sugjeron të filloni praktimin e Yoga-s, fillimisht tre minuta në ditë.

Secili prind gjatë javës përballet me qindra telashe e peripeci, prandaj është mirë të jeni sa më të qetë për ti tejkaluar lehtësisht ato dhe pa u stresuar.

Nga e hëna në të premte, duket se jemi në nxitim, nuk ecim por  vrapojmë, duke u munduar të zëmë çdo angazhim javor.

Puna, orari i gjatë në punë, takimet, mbledhjet e fëmijëve në shkollë, pagesat e faturave dhe shumë angazhime të tjera, të gjitha iu bëjnë ta harroni veten.

Por një ndryshim i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

Pjesa e parë e ditës është plot mundësi dhe për shumë familje, e vetmja kohë që të gjithë janë në një vend.

Yoga ofron disa metoda të thjeshta për të ndihmuar fëmijët tanë të ndjehen më të sigurt, më të relaksuar dhe pak më të bazuar në drejtimin e tyre në ditët e tyre.

Përfitimet janë të mahnitshme. Shumë shpejtë do të përfundojnë ditë kur mëngjesit e nisnit me tension e nervozë.

Këto ushtrime të thjeshta do t’ju ndihmojnë të gjeni një mënyrë për tu ndalur, për të marrë frymë dhe për të kultivuar një ndjenjë të brendshme që gjërat janë në rregull.

Për fëmijët kjo gjë është shumë më e lehtë, ngase ata nuk e kanë ngarkesën e të rriturve.

Duke i mësuar fëmijët të praktikojnë Yoga që nga vegjëlia ata do të krijojnë një zakon shumë të shëndetshëm  ne jetën e tyre.

Ata çdo ditë do ti kontribuojnë një mendje dhe trupi të shëndoshë.