Highlight Të tjera

Miliarderja më e re në Botë, Kylie Jenner, humbi në Instagram…

Instagram

Kylie Jenner hap një dritare të re. Ajo umbi rekordin botëror për të pasur foton më të pëlqyeshme në Instagram të dielën, më 13 janar – dhe ajo u mposht nga një vezë. Po, nga një VEZË!

Një fotografi e thjeshtë e një veze me ngjyrë kafe, e cila u postua në llogarinë e world_record_egg më 4 janar, mori më shumë se 20 milionë pëlqime deri në mbrëmjen e së dielës, duke thyer rekordin e Keeping Up With the Kardashians.

Fotografia ishte postuar nga Egg Gang së bashku me titullin: “Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të marrim postimin më të pëlqyer në Instagram. Kështu duke mposhtur rekordet botërore të mbajtura nga Kylie Jenner (18 milionë)! Ne mund ta bëjmë këtë! (së bashku me duart e lutjes emoji dhe hashtags #LikeTheEgg, #EggSoldiers dhe #EggGang.)

Kjo është pra fotoja më e pëlqyer në Instagram dhe mban rekordin botëror me mbi 20 milionë pëlqime…

 

Jenner, 21 vjeçare, mbajti më parë rekordin me foton e saj të parë të vajzës Stormi Webster. Fotoja, e postuar më 6 shkurt vitin e kaluar, tregoi dorën e vogël të foshnjës së saj të mbështjellur rreth gishtit të mamit.

Kjo ishte fotoja më e pëlqyer e Kylie Jenner:

View this post on Instagram

stormi webster 👼🏽

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on