Highlight Lifestyle

Miliarderët: Njerëzit më të pasur në Botë

Vetëm për të dytin vit në një dekadë, numri i miliarderëve dhe pasuria e tyre gjithsej u pakësua, duke dëshmuar se edhe më të pasurit nuk janë imun ndaj forcave ekonomike dhe tregjeve të dobëta të aksioneve. Sipas Forbes këtë vit janë deklaruar 2,153 miliarderë, 55 më pak se një vit më parë.

Azia u godit më rëndë, me 60 më pak të ardhura me 10 figura. Udhëhequr nga Kina, e cila ka 49 miliarderë më pak se një vit më parë. Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika gjithashtu humbën terren. Amerika dhe Brazili, janë të vetmet dy rajone që kanë më shumë miliarderë sesa një vit më parë. Jeff Bezos është përsëri numri 1 në botë, i ndjekur nga Bill Gates në numrin 2.

 

Listës iu shtuan edhe disa emra të rinj e të rëndësishëm që përfshijnë Daniel Ek dhe Spoter Martin Lorentzon; James Monsees dhe Adam Boëen nga Juul Labs, Daniel Lubetzky nga Kind Bar dhe Kylie Jenner e cila llogaritet të jetë miliarderja më e re në Botë.

Këta janë 10 njerëzit më të pasur në botë:

1. Jeff Bezos;

2. Bill Gates;

3. Warren Buffet;

4. Bernard Arnault;

5. Carlos Slim Helu;

6. Amancio Ortega;

7. Larry Ellison;

8. Mark Zuckerberg;

9. Michael Bloomberg;

10. Larry Page;