Highlight Shëndeti

Migrena ndikon cilësinë e gjumit!

A vuani nga migrena? Atëherë e dini mirë që kjo s’është thjeshtë një dhimbje koke. Ju tashmë jeni përballë me dhimbje të vazhdueshme, që kalon dhe kthehet dhe shkakton çrregullime të mëdha në stilin e jetës që bëni.

Migrena shkakton çrregullime të mëdha edhe në cilësinë e gjumit që bëni. Vetëm ata që e kanë përjetuar dhimbjen e migrenës e dijnë se çfarë vështirësisë kanë për të rënë në gjumë pasi kalojnë nëpër dhimbjen që shkakton Migrena.

Te rreth 14 % e njerëzve që vuajnë nga migrena e barkut, dmth që nuk kanë dhimbje  të mëdha koke, pagjumësia di të jetë në nivel të lartë. Migrena e barkut zgjat më pak se një orë, dhe mund të jetë e pranishme çdo ditë me një dhimbje të përqendruar tek zona e kërthizës. Shpesh shoqërohet me të vjella dhe dhimbje të forta. Simptomat, në fakt, janë mjaft të ngjashme me ato të migrenës normale vetëm se dhimbja është në bark dhe jo në kokë.

Personat e prekur me këtë lloj të migrenës mund të mbetën tërë jetën pa u diagnostifikuar  dhe të përballen me këtë dhimbje, që në fakt ua dikton stilin e jetës që bëjnë.

Akademia Amerikane e Neurologjisë në 32 studime në këtë drejtim, ku janë përfshirë 10 mijë pjesëmarrës, ka vërtetuar se personat që përballen me këtë sëmundje  bëjnë gjumë më pak, duke shkaktuar kështu edhe pasoja në kujtesën e tyre.

Duke e ditur rëndësinë e gjumit për funksionimin normal të organizmit, Migrena e barkut i bën njerëzit të privohen nga cilësia e mirë e jetës.