Highlight Të tjera

Mënyra për tu bërë më i shoqërueshëm!

A jeni person introvert ( i mbyllur)? A përtoni të komunikoni me të tjerët shpesh dhe të ndani atë që ndjeni e mendoni?

Ndoshta edhe ju keni dëshirë të dilni nga kjo gjendje dhe të bëheni më social, por nuk ia dilni për arsye të ndryshme.

Mos u shqetësoni kot,Unik ka një zgjidhje për këtë prandaj ju propozon mënyra të thjeshta për tu bërë më social.

Një nga gjërat më të vështira në lidhje me shoqërimin e një introverti është  nervozizmi që shfaqet shpejtë. Ata dinë të largohen nga tavolina pa e ditur se ku po shkojnë. Ata thjeshtë nuk dijnë si të bëhen pjesë e bisedës dhe për ta kjo është gjë e tmerrshme.

Nëse tashme ju ka ndodhur kjo, gjëja e parë që duhet të bëni është të shkoni në një vend ku ndiheni rehat dhe të qetësoheni.

 

Kur të hetoni se jeni relaksuar mjaftueshëm dhe po mendoni qetë, hapni mendjen tuaj dhe lërini energjinë negative të largohet nga ju.

John Zelenski, Ph.D., dhe bashkëpunëtorët e tij në Universitetin Carleton studiuan se çfarë ndodhë kur një  introvert adopton tipare të një personi social. Rezultatet treguan se duke bërë kështu pjesëmarrësit ishin më të lumtur, ndoshta për shkak të reagimeve pozitive që morën në mjediset shoqërore.

Së treti, provoni të bisedoni me dikë. Ky person duhet të jetë dikush që ju vërtetë qe çmoni, dikush që ju ka bërë të lumtur dhe që e njihni prej kohës. Me këtë person më parë duhet të keni ndarë shumë gjëra të rëndësishme.

Sido që të shkojë ky bashkë-bisedim, në fund ju do të ndjeheni më të lirshëm, më të hapur ndaj shoqërisë dhe botës.

Introvertet janë persona unikë, ata lodhen shpejtë në mjedise të ngarkuara shoqërore. Për shkak të kësaj,gjithmonë merrni pushime të shkurtra, ato ju ndihmojnë të kaloni momentet e vështira.