Highlight Storie Inspirimi

Mëngjesi magjik, jetoje çdo sekond!

Cili është mëngjesi magjik për ju?

“Kur ngriheni në mëngjes, mendoni se çfarë privilegji është të jesh gjallë, të kesh mundësi të mendosh, të duash e të gëzosh të mirat e jetës.”

~ Marcus Aurelius

A e dini se cila është mënyra më e thjeshtë  për t’u siguruar që dita përpara jush të jetë e magjishme?  Që të përjetoni sa më shumë ndjenja mirënjohjeje në çdo fillim dite?

Bëjeni mirënjohjen pjesë të pandarë të mëngjesit tuaj. Kështu do të arrini t’i shihni e t’i ndieni përfitimet e mrekullueshme që do t’ju sjellë kjo gjatë gjithë ditës.

Në fillim të ditës, çdo njeri ka shumë raste për të treguar mirënjohjen e për të falënderuar.

Kjo nuk do t’ju pengojë aspak që të ndiqni rutinën tuaj të përditshme.Sepse, këtë mund ta bëni natyrshëm e në të njejtën kohë që kryeni veprimet tuaja të zakonshme të mëngjesit.

E gjithë kjo ka edhe një të mirë tjetër të madhe. Zzakonisht mëngjesi është koha kur mundësia për ta dëmtuar vetën është më e madhe.

Kjo ndodhë për shkak të mendimeve negative që ju përfshijnë, edhe pse ndoshta nuk jeni të ndërgjegjshëm për to. Nëse do ta përqendroni vëmendjen tek ato gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës, nuk do të keni kohë për mendime negative.

Kur hapni sytë në mëngjes, më e para që duhet të bëni është të thoni fjalën magjike faleminderit.

Duhet të thoni faleminderit, për faktin që jeni gjallë. Që keni mundësi të shijoni një ditë të re. Jeta juaj që ju është dhënë është një dhuratë.

Çdo ditë e jetës suaj është dhuratë. Po të mendoni edhe pak, do të arrini në përfundim se është e papranueshme që të mos thoni faleminderit sa herë që hapni sytë në mëngjes.

Sepse është fat që keni mundësi t’a jetoni ditën që po nisë.
Bëjeni ditën e sotme sa më të bukur që të jetë e mundur, duke e praktikuar mirënjohjen në mënyrë intensive gjatë rutinës suaj mëngjesore.