Highlight Të tjera

Mendo mirë, gjen mirë, kështu thotë “Ligji i tërheqjes”

ligji i tërheqjes

Ligji i tërheqjes është ligji i natyrës. Është po i aq i paanshëm dhe jo personal sa ç’është edhe ligji i gravitetit. Është proces  i saktë.

Gjithçka që është përreth teje dhe në jetën tënde në këtë çast, përfshirë  gjërat për të cilat ankohesh, është tërhequr prej teje.  Kjo gjë me siguri se nuk pëlqen ta dëgjoni por është më së e vërtetë. Ky është një prej koncepteve më të vështira për tu kuptuar, por sapo ta pranosh, ta transformon jetën.

Njeriu i ka dy mundësi zgjedhjeje…të besoj që gjithçka vjen si pasojë e fatit dhe se gjërat e këqija ndodhin në çdo çast, apo të besoj që mund të jetë në vendin e gabuar në çastin e gabuar dhe se nuk mund ti kontrollojë rrethanat?

Apo doni të besoni dhe të thoni se përvoja e jetës tuaj është në duart tuaja dhe që në jetën tënde mund të ketë vetëm të mira, sepse kjo është mënyra jote e të menduarit?

Ti e ke mundësinë vet për të zgjedhur dhe çfarëdo që të zgjedhësh për të menduar, ajo do të bëhet përvoja e jetës tënde. Asgjë nuk mund të hyjë në përvojën tënde, nëse nuk e thërret atë me këmbëngulje me mendimet tua.

 Ne mendojnë se nuk kemi asnjë kontroll mbi atë që ndodhë, mendimet dhe ndjenjat tona i drejton piloti automatik. Gjithçka na vjen në mënyrë të vetvetishme.

Askush nuk do ta tërhiqte me paramendim se diçka që e dëshiron. Është e lehtë të shohësh se si, pa njohjen e Sekretit, disa ngjarje të padëshirueshme kanë ndodhur në jetën e dikujt. Kjo thjeshtë ka ndodhur ngase ata nuk kanë qenë të vetëdijshëm për fuqinë e madhe krijuese të mendimeve të tyre.

Nëse kjo është hera e parë që e dëgjoni këtë, mund të të dukët si : “Pra, tani do të kontrolloj mendimet? Do të nevojitet shumë punë”. Në fillim duket ashtu, por këtu fillon zbavitja. Zbavitja nënkupton se ka shumë rrugë të shkurtëra për të arritur tek Sekreti, por ti zgjedhë atë që të përshtatet më shumë ty.