Highlight UNIK +

Mendjemadhësia

mendjemadhësia
Mimoza Thaqi

Motivuese

Një nga armiqtë më të mëdhenj të lumturisë dhe suksesit është Kryelartësia. Sjellja që mund të shkaktoj pasojat më shkatërrimtare si në jetën familjare ashtu dhe karrierën profesionale është Krenaria, që njihet edhe si mendjemadhësi.

Në jetën time kam vuajtur pasojat e kësaj vetie neveritëse të cilën e shoh gati te çdo njëri që takoj çdo ditë. Krenaria e tepruar dhe mendjemadhësia…

Ndonjëherë më ka rastisur që dikujt ti jap një kompliment për punën që ka kryer dhe duke u munduar ta këshilloj edhe i kam dhënë kurajo e guxim të filloj të nxjerrë në pah madhështinë e tij apo të saj, mirëpo kur ata arrini në pikën e krenarisë dhe mendjemadhësisë asgjë më nuk vlente nga këshillat dhe unë tërhiqesha sepse nuk mundja më të ndihmoja, sepse e di se nuk duhet ti ndihmoj askujt që nuk kërkon ndihmë.

Dhe nuk dua ata të rrëzohen, por kryemadhësia do ti bëj të rrëzohen si më bëri dhe mua jo një herë por shumë herë gjatë jetës sime….Nuk ka më keq se kur të duket vetja se flet me yjet, se ke kapur vazon me flori e mendon se gjithnjë vetëm do të fitosh.  Ja dhe një shembull i shkëputur nga një libër që lexoj kohëve të fundit…   Në vitin e 2002 Michell Kuan, kampione botërore, ishte pretendente e padiskutueshme për çmim. Mëngjesin e një dite më pare gazetarja i mori një intervistë për “The Today Show”, duke e pyetur se përse i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me trajnerin i cili e kishte stërvitur prej shumë kohësh para lojërave olimpike. Mishela iu përgjigj se donte ti tregonte botës se ishte e zonja të fitonte vet, pa ndihmën e një trajneri. Keti vuri re se në vendin e trajnerit do të qëndronte babi i patinatores. Mishela u përgjigj po por jo si trajner vetëm si mbështetje. Në çast unë u ktheva nga ime shoqe dhe i thash nuk do të fitojë- pse mendon kështu ma ktheu shënon.Sepse në themel të vendimit të saj ka vendosur Mendjemadhësinë….ajo do të rrëzohet. Dtth Mishela donte ti bënte të ditur botes se ajo dhe vetëm ajo ishte çelësi i fitores së saj dhe jo strategjia e trajnerit dhe as mjeshtëria e tij.Për fat të keq ashtu si e parashikova dhe unë atë mbrëmje në mes të ngjarjes më të rëndësishme të jetës së saj, Mishela u rrëzua. Kështu, ajo humbi një gur të çmuar në kurorën e karrierës medalien e Artë Olimpike.Po atë natë unë pash një patinatore 16 vjeçare nga SHBA-të e cila quhej Sara Hjugs tek sa përgatitej për konkurrim në pistën e akullit. E vura re ndërsa bashkë me trajnerin po bënin një bisedë të minutës së fundit. E shihja të përqendruar në sytë e trajnerit duke ia përpirë fjalët, ajo tundi kokën, i ndriti fytyra dhe rrëshqiti në pistë.-Shikoje,-i thash sime shoqeje-ajo sot do të jap shfaqen e jetës së saj. Shënoni pyeti: po ti nga e di?

Shikoje sa e bindur tregohet. E thith këshillën e trajnerit si sfungjer. Asaj nuk i shkon mendja se ka ndonjë mundësi fitoreje, prandaj është në tension. Ajo do të dalë do të argëtohet do të bërë çfarë ka më shumë për zemër, dhe do të përpiqet të interpretoj si asnjëherë.

Ashtu ndodhi vërtetë. Në fakt ajo bëri një hedhje katërshe aq të vështirë që asnjë patonatore femër në garë se kishte provuar. Ajo e realizoi përsoshmërisht jo një, por dy herë. E meritoi medaljen.E tregova këtë jo për të kritikuar Mishel ajo ishte shumë herë kampione e botës dhe figure madhe e patinazhit artistik. Synimi im është tregoj se veprimi i Misheles është një shembull i pasojave që sjellë mendjemadhësia, ndërsa sjellja e Sarës tregon frytet që sjellë MODESTIA.

Kur lexova këtë të fundit mu mbushën sytë me lot e trupi me kokrriza sepse njohë shumë njerëz të këtij lloji! Dhe thash “ah Naim, Noli, Faik e Tereza ku jeni të ringjalleni dhe të shikoni se ku na solli e ku na dërgon MENDJEMADHËSIA…”

Ah sa shumë defekte kemi… e sa të mençur mbahemi se jemi!!!

Shpresoj se do të analizoni veten a jeni të përfshirë nga ky armik i suksesit dhe lumturisë suaj,… MENDJEMADHËSIA… dhe të filloni shërimin e vetvetes sa nuk është bërë shumë vonë!

Nëse e zbuloni se e keni do të mund ta kuroni, nëse nuk e shikoni veten se ku jeni atëherë më vjen shumë keç për ju… Nëse jeni modest… Shihemi në sukses.