Highlight

Mendimet tuaja janë jeta juaj

mendimet

Njerëzit priren t’i shikojnë gjërat që dëshirojnë dhe pa hezitim thonë se ato i duan, por po ashtu, ata shohin edhe gjëra që nuk i duan dhe u kushtojnë po aq energji, në mos më shumë, me idenë se mund t’i zhdukin t’i asgjësojnë. Në shoqërinë tonë, ne jemi të kënaqur me luftën kundër gjërave, me luftën kundër kancerit, varfërisë, drogës, terrorizmit e dhunës. Jemi të prirë të luftojmë kundër çdo gjëje që nuk e duam, çka përbën një betejë edhe më të madhe.

Ne krijojmë çdo gjë në të cilën përqendrohemi. Nëse, për shembull, jemi shumë të nevrikosur për një luftë që po vazhdon, për një grindje apo vuajtje, ne u shtojmë energjinë tonë këtyre gjërave. Përdorim forcë dhe kjo krijon vetëm rezistencë. T’i bësh rezistencë diçkaje është sikur të ndërrosh imazhet e jashtme, pasi ato janë transmetuar. Është një ndjekje e kotë. Për të krijuar imazhe të reja duhet të hysh brenda tyre dhe të emetosh një sinjal të ri me mendimet dhe ndjenjat e tua.

Duke i bërë rezistencë asaj që është shfaqur, ti nuk po bën gjë tjetër veçse po u shton më shumë energji dhe fuqi imazheve që nuk të pëlqejnë, duke tërhequr më shumë prej tyre, madje me një shpejtësi të çmendur. Ngjarja ose rrethanat vetëm mund të shtohen, sepse kështu funksionin Ligji i Universit.

Jack Canfield një motivues i jashtëzakonshëm qëndron mbrapa teorisë se sa më shumë që jepemi pas diçkaje më shumë na vërsulet. Sipas tij, lëvizja kundër luftës krijon më shumë luftë, lëvizja kundër drogës ka krijuar më shumë drogë. Ideja që ne duhet të përqendrohemi në diçka për ta eliminuar është e gabuar. Provoni që energjinë tuaj ta shpërndani te besimi, dashuria, bollëku, shkollimi e paqja e jo të një problem i vetëm.