Highlight Të tjera

Mendimet pozitive dhe negative

Mendimet

Mendimet e tua janë fjalët që dëgjon në kokë dhe ato që nxjerr nga goja. Kur i thua dikujt “Sa ditë e bukur qenka sot”, në fillim e mendon e më pas e shprehë. Mendimet e tua shndërrohen në veprime. Në mëngjes, kur ngrihesh nga krevati, para se të veprosh e mendon të ngrihesh. Ti s’mund të ndërmarrësh asnjë veprim, pa e pasur më parë mendimin për ta bërë atë.

Janë pikërisht mendimet e tua ato që përcaktojnë, nëse fjalët e veprimet do të jenë pozitive apo negative. Por si e kupton ti, nëse mendimet e tua janë pozitive apo negative?

Nëse mendimet e tua përputhen pikërisht me atë që ti dëshiron, janë pozitive, por, nëse janë e kundërta e asaj që ti dëshiron, janë negative. Pra është kaq e thjeshtë, kaq e lehtë.

Ti zgjedh mendimet pozitive dhe negative!

Gjithçka ti kërkon në jetën tënde, e kërkon sepse e dëshiron atë. Ndalo një moment dhe mendo. Ti nuk kërkon gjëra që nuk i dëshiron, apo jo ?

Gjithë-secili kërkon vetëm ato gjëra që i pëlqejnë, askush nuk kërkon të kundërtën.

Kur ti mendon dhe flet për gjërat që ti dëshiron, mendimet e tua janë pozitive dhe ato mendime pozitive do të vijnë te ti në formën e asaj që ti dëshiron.  Shumica e njerëzve mendojnë e flasin më shumë për atë që nuk dëshirojnë sesa për atë që duan. Ata më shumë sesa dashuri përcjellin ndjenja negative. Duke bërë kështu, pa dashje e privojnë vetën nga gjithçka e mirë në jetë.

Është e pamundur që të kesh një jetë të mrekullueshme pa dashuri. Njerëzit që jetojnë një jetë të mrekullueshme mendojnë e flasin më shumë për dashurinë, ata që përpiqen e luftojnë, flasin e mendojnë më shumë për mungesën e saj.