Highlight Storie Inspirimi

Mendimet dhe ndjenjat vendosin për jetën tënde!

jetën

Gjatë jetës është shkruar jashtëzakonisht shumë për jetën. Por, asnjëherë njerëzimi nuk ka nguruar të shkruajë për dimensionin e quajtur “Jetë”.

Për shumicën e njerëzve ,të folurit për jetën dhe të kuptuarit e saj shoqërohet me pasiguri, dyshim, madje edhe frikë.

Por, qëllimi i gjithë neve duhet të jetë që të krijojmë sa më shumë që mundemi siguri të brendshme, qartësi për vetveten dhe jetën.

Të gjithë njerëzit gabojnë. Nuk ka njeri që në të kaluarën nuk ka gabuar ndonjëherë në njëfarë mënyrë. Dhe të gjithë ne priremi të akuzojmë  vetën me pyetjet “Pse gabova pikërisht unë”?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Sepse, kjo do të thotë të jesh njëri.

Njeriu gabon, njëriu është mekatar.

E gjitha që duhet të bëni është të keni një plan të jetës.

Jeta nuk ka rastësi dhe përderisa nuk ka rastësi në jetë, atëherë jeta patjetër do të funskionojë sipas një plani të caktuar.  Përderisa duhet të ketë një plan, atëherë mos dyshoni që ky plan ka edhe një qëllim për ju.

Sepse, nuk mund të ketë një plan pa një qëllim. Kjo është e logjikshme.

Ndonjëherë gabimet që bëjmë në jetë duhet parë si dhuratat më të mëdha në jetë.

Sepse, kur do të zhdukën e shkatërrohen të gjitha gabimet, në fund ngel vetëm e vërteta e pastër.

Me këtë të kaplon dhe një ndjenjë e papërshkrueshme e gëzimit, e lumturisë dhe lirisë.

Kënaqësi e veçantë është kur në thellësi të vetvetes e ndien se një pjesë e jotja mallëngjen për zhvillim më të madh, mallëngjen për diçka të veçantë, për diçka madhështore.

Kjo ndodhë sepse ti do të kuptsh.

Sa më tepër që kupton se kush je dhe çfarë je në të vërtetë aq më  shumë  rritet vetëdija për jetën dhe shpirtin.

Mos harroni, mendimet dhe ndjenjat tuaja vendosin për jetën tuaj. Mendimet dhe ndjenjat kontrollojnë çdo gjë në jetë, prandaj njih vetën dhe jetë tënde.