Highlight Meditimi

Meditoni për të larguar shprehitë

meditoni

Meditimi është një teknikë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit duke evituar të gjitha veset si duhani, alkooli, sëmundjet e stresit, mbipeshën dhe presionin e lartë të gjakut.

Për meditimin dihet shumë pak pasi praktikuesit janë të paktë. Shumë njerëz sot mund të kenë opinione të ndryshme rreth meditimit. Disa prej tyre mund të pyesin, “Çfarë është meditimi dhe çfarë të mire mund të më sjellë?”

Në fakt, meditimi sot po kthehet në një praktikë të popullarizuar në perëndim tek njerëzit nga të gjitha sferat e jetës. Meditimi është një teknikë qetësuese që nuk ka të bëjë me përqendrimin dhe sjell benefite për trupin e njeriut për të performuar më mirë gjatë jetës.
Ekzistojnë shumë lloje meditimi dhe disa prej tyre janë meditimi Zen, meditimi Taoist, meditimi budist etj. Edhe pse metodat për të medituar janë të ndryshme, qëllimi përfundimtar është i njëjtë, arritja e qetësimit të mendjes dhe çlirimit nga streset. Me meditimin njerëzit mund t’i largohen veseve të këqija përmendim këtu cigaren, eliminimin e sëmundjeve që janë të lidhura me stresin, si mbipesha apo presionet e gjakut.

Qetësimi dhe çlirimi i stresit vjen si pasojë se si fillohet, si praktikohet dhe çfarë përmban në seancat e mëtejshme meditimi. Meditimi sjell shumë përfitime për shëndetin tonë fizik, mendor dhe emocional. Ai shëron njëkohësisht dhe mendjen dhe trupin nëpërmjet gjendjes së qetësisë”, shton ajo. Ata të cilët praktikojnë vazhdimisht meditimin ndihen më mirë, më të qetë dhe kanë më shumë vetëkontroll. Gjithashtu edhe reaksionet kimike në trup që lidhen me stresin janë më të vogla, gjë që çon në më pak ankth.