Familja Highlight Meditimi

Meditoni për një shtatzëni të mbarë

shtatzëni

Shtatzënia është një periudhë e mrekullueshme në jetën e së cilës femër, që shpejt do të bëhet nënë. Por, kjo periudhë di të jetë edhe sfiduese, në veçanti kur bëhet fjalë për shtatzëninë e parë.  Ndryshimet që pëson trupi, luhatjet shpirtërore dhe emocionale janë pjesë e secilës ditë për gjatë këtij nëntë muajshi. Sigurisht që ju duhet të përballeni me këto ndryshime dhe ti përballoni ato siç është më së miri. Një “armë” e fuqishme që do ta bëjë këtë proces të gjatë nëntë mujor të kalojë me shume qetësi dhe me relaksim është meditimi.

Me anë të meditimit ju do të pranoni me lehtë çdo ndryshim që do të pësojë organizmi i juaj përgjatë kohës kur ju brenda vetës po rritni një bebush.

Në tre mujorin e  parë të shtatzënisë trupi i femrës kalon nëpër ndryshime të caktuara hormonale. Ju mund të keni të vjella në mëngjes dhe të keni shpesh marramendje. Është e rëndësishme që ju të konsumoni vazhdimisht ushqime të shëndetshme me vlera të larta energjike. Në këtë periudhë fetusi rritet ngadalë. Meqë veshët e foshnjës zhvillohen në tre muajt e parë, është ide e mirë që ju të dëgjoni muzikë të lehtë qetësuese, sepse kjo ndikon shumë pozitivist në sistemin nervor të bebushit tuaj.

Në tre mujorin e dytë foshnja fillon të lëvizë brenda mitrës. Mund edhe të shkelmoj herë pas herë, dhe ju do ta keni përshtypjen sikur brenda jush keni një flutur. Përgjatë kësaj faze ju do të keni ndryshim të vazhdueshëm emocional kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale , kështu që ju do ta ndjeni vazhdimisht nevojën për përkrahje nga familjaret tuaj.

 Ndërsa, tre mujori u fundit është fazë më sfiduese e shtatzënisë tuaj. Ju s’do të ndiheni aspak mirë, por për gjatë kësaj kohe ju do ta shihni vetën përditë duke shtuar në peshë.


Por, cilat janë përfitimet tuaja në rast se ju gjatë shtatzënisë tuaj do të zgjidhni të praktikoni çdo ditë meditim? Mund të themi lirisht se meditimi gjatë shtatzënisë do të luajë rolin kryesor në mirëqenien tuaj dhe të fëmijës që po rritet brenda jush.  Në kohën kur juve ju nevojitet shumë energji për të ndihmuar në zhvillimin e mbarë të bebushit tuaj, meditimi është “oqeani” i kësaj energjie, dhe do të luajë rolin e njëjtë në zhvillimin e bebes suaj, njëjtë siç është roli i ushqimit. 

Duke qenë së në shtatzëni humori i juaj luhatet për ditë, dhe kjo padyshim ndikon edhe tek bebja, meditimi do t’ju ndihmojë për të gjetur balancim emocional. Nëse ju keni kohë të mjaftueshme, provoni dy – tri herë në ditë meditimin, sepse meditimi ju ndihmon shumë të përballoni luhatjet emocionale që do të ndjeni çdo ditë për gjatë shtatzënisë tuaj. Po ashtu kjo gjë ndihmon në procesin e lirimit të presionit nga palca kurrizore, në mënyrë që të ndiheni më mirë në fazat e fundit të shtatzënisë tuaj.

Stili i jetës fatkeqësisht e ka bërë hipertensionin dhe diabetin një dukuri të zakonshme të gratë shtatzëna. E meditimi ndihmon edhe në këtë aspekt, duke përgatitur trupin tuaj për një lindje natyrale dhe pa ndërlikime.